Investigimi i Rai 3/ Meçe i kthehet ashpër Logut: Tezat politike të Berishës u paraqitën si fakte, pse duhet të kompleksohemi se janë italianë?

4 Qershor, 18:07| Përditesimi: 4 Qershor, 18:24

  • Share

 

Arben Meçe dhe Besart Logu debatuan ashpër në 'Studio Live lidhur me reportazhin e Rai 3 për Shqipërinë. Logu shprehet se nuk mund t'i japim leksione gazetarëve të Rai apo Bild, ndërsa Meçe thotë se akuzat e emisionit italian janë marrë nga facebook i Sali Berishës dhe janë paraqitur si prova dhe fakte.

'I qëndroj fakteve dhye tre fakte që u hodhën ishin të mbledhura nga akuza politike në Shqipëri dhe u paraqitën si fakte se kush është Shqipëria. Akuzat e Berishës për Agasin u transmetua popullit italian. Të marrësh tezën politike të Berishës dhe ta paraqisësh si provë nuk është serioze. Pse të themi që italianët çdo gjë e paskan të vërtetë? Arben Ahmetaj i dha provën Berishës dhe i tha nxire', shprehet Meçe.


Lajmi kryesor:

Rai 3 për Shqipërinë, debat i ashpër në Studio Live/ Meçe: Emision i neveritshëm! Logu: Nxori lakuriq Edi Ramën


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?