Investigimi i Report TV/ Qytetari në Gjirokastër: Banoj prej 30 vitesh në Vasjar, s'më japin certifikatë! Punonjësja e Gjendjes Civile e kërcënon: Dil jashtë, do thërras policinë

12 Dhjetor 2020, 17:33| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 17:42

  • Share

Mund të jetë rast unikal në qarkun e Gjirokastrës, kjo që ndodh me qytetarin Namik Muska, banor i fshatit Vasjar në Memaliaj. 53-vjeçari endet çdo ditë nëpër dyert e Gjendjes Civile për të tërhequr një certifikatë familjare. I gjendur në këto kushte, 53 vjeçari ka denoncuar në Report tv për të drejtën legjitime.

Namik Muskaj shprehet se ka lindur në fshatin Maricaj të njësisë vendore Luftinje. Sipas tij, ne 1991 është zhvendosur me banim ne fshatin Vasjar te njesisë vendore Qendër Memaliaj. Nga viti 1991 e deri në 2016 ka marrë rregullisht certifikata në këtë njësi. Nga 2016 e me tani nuk merr më!

"Lindur në Maricaj  dhe banues në Vasjar, Tepelenë. Kemi ardhur në vitin 91 kur kemi marre dhe tokat, kemi qene ne qendër Memaliaj me Gjendje Civile. Nga 1991 e deri me sot, tani në 2020 Denisa Zhupa me thotë nga Gjendja Civile nuk jeni të regjistruar ne fshatin Vasjar. Më ka dhënë certifikatë deri në 2016, më thotë nuk merrni tani nuk jeni banorë të këtij fshati. Komuna Luftinje, më thotë  jeni banues të fshatit në Vasjar, tani ne nuk e dimë se ku jemi. Nuk na japin certifikatë të ’91-it, më thotë nuk jeni banor  të këtij fshati", shprehet qytetari.

Për të vërtetuar problemin e tij madhor, Namik Muskaj ka filmuar biseden me punonjësen e gjendjes civile në Njësinë Administrative Qendër Memaliaj. Denisa Zhupa, e pranon se 53-vjecari është banor i Vasjarit, por nuk i jep certifikatë, pasi mungon në regjistër data e shpërnguljes nga Luftinja.

Biseda në kamera të fshehtë mes qytetarit dhe punonjëses:

Denisa Zhupa, punonjëse e Gjendjes Civile, Qendër Memaliaj:

"Faji nuk është as i imi, as i yti! Eshtë i atyre që kanë qenë këtu dhe që nuk e kanë shkruar. Të ta sqaroj nga fillimi deri në fund e mos të kemi më problem bashkë, të ta shpjegoj.  Nga momenti që ju keni marrë certifikatë të ’91-it, unë me idenë se ju jeni banorë të vjetër të Vasjarit, nuk e kam ditur që ju keni ardhur nga Marikaj, këtu me idenë që keni  gjithë kohën në Visjar dhe të kam dhënë certifikatën e 91-it,  në momentin që nuk keni gjë të shkruar këtu unë kam menduar që ju nuk keni lëvizur asnjëherë dhe keni qenë nga 1974 deri në 2020-ën në Vasjar. Kur regjistrat janë hapur, është parë që familja para jush është vendosur në ’95, dhe familja para jush në ’94-ën dhe i bie që ju jeni vendosur më pas. Këtë nuk e kam kapur unë, të ishte për mua ju do kishit vazhduar për t’i marrë. Kjo është arsyeja që ju nuk mund të merrni certifikatë të ’91-it, duhet të vesh në Luftinjë dhe ajo zonja, atje ka një regjistër të shkruar, kur jeni shpërngulur ju nga Luftinja, e keni ardhur këtu. Ose të të japë një certifikatë dhe do të shkruaj aty..."

Punonjësja e gjendjes civile pranon se gabimi është bërë nga ky institucion, por nuk e ka një zgjidhje për qytetarin. Madje e kërcënon me polici.

Punonjësja e Gjendjes Civile: "Po vazhdove të vish edhe pak më gjatë këtu, më vjen shumë keq unë do të njoftoj policinë e shtetit dhe atë bashkiake. Të thashë certifikatën e ’91-it, e ke marrë dhe nuk e merr më tek unë sepse nuk je banor i ’91-it, nuk kam një datë fikse kur jeni vendosur ju këtu".

Denoncuesi Namik Muskaj: Ore ajo certifikatë a ekziston? Përse? Po si mi ke dhënë mua certifikatat?

Punonjësja e Gjendjes Civile: Është gabim!

Denoncuesi Namik Muskaj: Përse është gabim... tani në 2020 është gabim?

Punonjësja e Gjendjes Civile: Po është gabim, dhe tani ik ose do të njoftoj policinë!

Siç shihet Namik Muskaj, banon prej 30 vitesh në fshatin Vasjar por nuk mund të pajiset dot me një certifikatë! Përmes Report Tv ai kërkon zgjidhje nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Bashkia e Memaliaj.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/12/2020 02:00

    Keshtu ka ndodhur kur ne keto pune viheshin injorante.Mua me kujtohet ,kur filluan ti kompjuterizonin dokumentet e gjendjes civile,familja ime zbuloi qe na e kishin regjistruar gjyshen si beqare,pra kishin harruar gjyshin.Edhe mua me kishin ndryshuar datelindjen.

    Përgjigju
  • Ardjan: 12/12/2020 18:38

    Mua nuk me japin pashaporte. Mos u shqeteso se nuk je vetem ti me probleme te tilla te paimagjinushme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?