Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Braçe e quan këtë historinë më neveritëse të konfliktit të interesit në një qeveri, ndërsa akuzon Berishën dhe familjen e tij si shkatërrues të klubit Partizani.
"Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri; Kështu e këta-familja Berisha, shkatërruan klubin Partizani! Paraja që Sali Berisha e mbulon me ideologji", shkruan Braçe.
Për këtë kompleks me përmasa 26.000 metra katrorë, në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.
Bazuar në faktet e renditura nga investigim lidhur me shifrën e paguar, Braçe shkruan se kjo është paraja që Berisha e mbulon me ideologji. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme Report TV ka gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
Ajo që del nga investigimi është një histori me një mijë pika të errëta, në të cilat shfaqen jo vetëm dyshime për korrupsion dhe abuzim, por që mbi të gjitha, tregojnë sjelljen e një sistemi të tërë shtetëror që, me përjashtime të rralla, pranoi të gjunjëzohej para Sali Berishës duke shkelur çdo normë etike dhe çdo procedurë vetëm që t'i shërbente shefit të tyre.
Robt ku ti kesh me ja u fut.... e me ja u ngjesh
PërgjigjuHistori neveritese!? Eshte pak te thuash kriminale.Ne mos qofte me pronar individin ajo eshte toke me pronar shtetin.Keto dy mundesi jane,,, jo mijra pika te errta,Erjon djali. Enver Hoxha i la te gjitha dokumentet e pronave te kopsitura,per brezat qe do vinin pas tij. Banda qe shkelyu dhe perdhunoi shtetin pas 1990-es nuk e tjeterson dot te verteten e shenjterise se prones,,,,e verteta nuk harron ,,,edhe pas tri dekadash qameti me legjitimitetin e prones dhe pronareve;jo ish-pronareve
Përgjigju