Investigimi/ Ja si Berisha i vendosi emrin 'Bashkim Gazidede' rrugës në Kamëz 3 ditë pas vdekjes së kreut të SHIK-ut famëkeq, relacionin e bëri gazeta e PD-së

19 Qershor 2020, 12:08| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 13:42

  • Share

Një rrugë në Bathore të Kamzës mban emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq 1992-1997, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar. Bashkim Gazidede njihet ndryshe edhe si ‘Gebelsi’ dhe dora e terrorit të Sali Berishës, gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit, armatosjen dhe mobilizimin e militantëve të PD-së, fjalimet anti-amerikane në Parlament, përgjimet etj.

Megjithatë, emrin e Bashkim Gazidedes, i konsideruar nga PD si 'personalitet i shquar', e mban prej 12 vitesh një rrugë vetëm 9 km nga qendra e Tiranës. Pas skandalit fshihet vetë Sali Berisha, i cili edhe në këtë rast ka përdorur disa besnikë partie si ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe ish-prefektin e Tiranës Ruzhdi Keçi, të emëruar me dorën e tij.

Në tetor 27 të 2008, siç vërtetohet nga ky projektvendim, Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, i propozon Këshillit Bashkiak të Kamzës për t’i vendosur një rruge në Bathore emrin e Bashkim Gazidedes. Propozimi është firmosur edhe nga ish-drejtoresha e Shërbimeve Publike Shyhrete Haziraj, ish-drejtoresha e Urbanistikës Adriana Dema dhe ish-drejtori Juridik i Bashkisë Altin Hoti. Një ditë më pas, pra në 28 tetor 2008, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka miratuar propozimin e Mziut. Vendimi i miratuar mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak në atë kohë, Bilbil Bajraktari dhe të sekretarit të Këshillit Bashkiak, Sokol Ndreu.

Më pas vendimi është miratuar nga Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi. Ky i fundit është emëruar në këtë detyrë nga Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet, konkretisht me vendim Nr. 621, datë 3.10.2005. Keçi u zëvendësuar në vitin 2009 nga Keltis Kruja.

Vendimi i Këshillit Bashkiak është miratuar vetëm tre ditë pasi Bashkim Gazidede ndërroi jetë. Gazidede ka ndërruar jetë në 25 tetor 2008, Mziu ka propozuar që emri i Gazidedes t’i vendoset rrugës në Bathore në 27 tetor 2008, ndërsa në datën 28 është miratuar vendimi, pra me një procedurë urgjente.

Në dokumentacionin e siguruar nga Report Tv nuk figuron asnjë relacion me argumentet dhe ‘vlerat’ që përfaqëson figura e Bashkim Gazidedes, për të mbështetur vendimin për t’i vendosur emrin e tij rrugës. Por, nga verifikimet rezulton se 'relacionin' e ka bërë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike, instrument mediatik i Sali Berishës.

Në datën 26 tetor 2008, gazeta e PD-së e përshkruan Gazideden në këtë mënyrë: “...një nga personalitetet e shquara të jetës politike shqiptare.... një nga ata intelektualë të shkëlqyer shqiptarë që u angazhuan që në orët dhe ditët e para në lëvizjen demokratike...me mençurinë e tij, përkushtimin e madh, ndershmërinë dhe guximin që e karakterizonin, mblodhi rreth vetes specialistë të shquar nga fusha të ndryshme dhe organizoi Shërbimin Informativ Kombëtar”.

Me këtë përshkrim, ushtarët politikë të Berishës e kanë marrë mesazhin, pasi janë vënë në lëvizje menjëherë.

Në ‘relacionin’ e RD-së thuhet më tej se “nga viti 2005 deri në vitin 2008 ai punoi me përkushtim të madh në reformën e sistemit të regjistrimit të pasurive”. Në fakt, pasi u kthye nga azili politik në Turqi, Gazidede u emëruar nga Sali Berisha në vitin 2005, sapo erdhi në pushtet, nëndrejtor të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në të njëjtën formë, Berisha shpërbleu edhe bashkëpunëtorin e Bashkim Gazidedes, Arben Sefgjinin, i arrestuar në 2003 si i implikuar në zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha nga SHIK-u famëkeq. Fillimisht Berisha e emëroi Sefgjinin drejtor të Përgjithshëm të Përmbarimit dhe më pas drejtor të Përgjithshëm i Tatimeve. Berisha nuk e largoi as kur Sefgjini ishte në arrest shtëpie, fakt i cili u bë objekt i kabllogrameve që Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit. Përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë u skandalizuan nga fakti se si drejtuesi i një prej degëve më të rëndësishme të qeverisjes ushtronte detyrën nga arresti shtëpiak dhe Berisha nuk e zëvendësonte.

Sali Berisha emëroi drejtor të Doganave edhe Flamur Gjymyshkën, i cili në periudhën 92-97 punoi si Drejtori i Kundërzbulimit në SHIK-un e drejtuar nga Gazidede. Ndërsa Arben Ibron,

Ish-punonjësi i SHIK-ut në kohën e Gazidedes, e emëroi drejtor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Krahun e djathtë të Gazidedes, Visho Ajazi Likën, i kthyer nga azili politik nga Kanadaja, e emëroi zëvendësministër. Pas emërimit të Bujar Nishanit President, Berisha e emëroi Visho Likën në krye të SHISH, duke shkarkuar Bahri Shaqirin. Visho Lika riktheu në SHISH grupin e bashkëpuntorëve të Gazidedes, të cilët pas rënies së Berishës nga pushteti në '97, kishin kërkuar azil si ish-shefi i tyre. Ata nisën të kthehen në Shqipëri pas rikthimit të Berishës në pushtet në 2005.

Ditët e fundit, qeveria 'Rama' ka propozuar një ligj për t'i nxjerrë në pension të parakohshëm.

Vendosja e emrit të Bashkim Gazides rrugës në Kamëz nuk është përpjekja e parë e Berishës për të rehabilituar figurën e ushtarit të tij në krye të SHIK. Në vitin 2012, Këshilli Bashkiak i Dibrës, i kontrolluar nga PD, i dha titullin "Qytetar Nderi", ish- kreut të SHISH, Bashkim Gazidede. Edhe në këtë rast, Gazidede është nderuar me motivacionin si intelektual dhe profesor i shquar.

Por, ndryshe nga sa e përshkruan Berisha si personalitet të shquar, Bashkim Gazidede, emri i Gazidedes është gjithashtu simbol i shpërdorimit të shërbimeve sekrete, për ndjekjen, përgjimin dhe dhunën mbi opozitën, i shndërrimit të shërbimit sekret në instrument terrori për të ruajtur pushtetin, me të gjitha format çnjerëzore. Torturimi dhe zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha si dhe fjalimi i Bashkim Gazidedes në Parlament, në 26 mars 1997, ku akuzonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pushtimin e Shqipërisë, urdhri për të djegur redaksi gazetash etj., tregojnë mjaftueshëm se çfarë përfaqëson figura e Gazidedes.

Ish-kreu i SHIK përfaqëson konceptin e menaxhimit të pushtetit përmes dhunës, vrasjeve, zhdukjeve dhe paligjshmërive, por Sali Berisha dhe një pjesë e madhe e Partisë Demokratike nuk janë distancuar kurrë nga ai, gjë që duket edhe nga lavdërimi që PD i ka rezervuar Bashkim Gazidedes dhe përpjekjet për të nderuar emrin e tij. Edhe pse Bashkia e Kamzës është ‘çliruar’ nga Mziu dhe shpura e tij që në mes të vitit 2019, çuditërisht rruga në Kamëz vijon të quhet ‘Bashkim Gazidede’.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Berish: 20/06/2020 13:55

    Robt ku ti kesh e pak e ke zorre by***

    Përgjigju
  • Lui: 19/06/2020 13:52

    Mos u habisni nese ne te ardhmen del qe e ka vrare Berisha. Si pinjoll i fundit i komunisteve te keqinj, ai me shume gjasa e ka eliminuar fizikisht per te patur sa me pak deshmi te gjalla per zullumet qe i ka bere Shqiperise dhe shume njerezve te tjere..

    Përgjigju
  • Pergjimet: 19/06/2020 13:41

    Emri i Gazidedes eshte nje turp kombetar. Ai me saliun bene qe shqiptaret te harronin krimet e komunisteve. Ne fatk te dy i shin pjelle e sigurimit

    Përgjigju
  • Endri: 19/06/2020 13:39

    Parlamenti duhet te miratoje nje rezolute per denimin e krimeve te Gazidedes dhe Berishes. Te hiqet emri i Gazidedes dhe te vebdoset Emri i Remzi Hoxhes

    Përgjigju
  • SHIKu: 19/06/2020 13:37

    Gazidede eshte njeriu me i ndyre i pluralizmit shqiptar, nje vegel qorre e Sali Berishes, vegel edhe me qorre eshte Xhelal Mziu

    Përgjigju
  • Jane shume te vrare ,ne Popull Po e Po ,por dhe ne Eliten e shebertoreve te Serbise .: 19/06/2020 13:22

    Trebicka,,Hajdari,,Gazidede,,Prifti,, etj etj etj... Duroni ,, se cdo gje do faktohet ,,se Si u Eleminuan keta ,qofshin te Ndershem apo Kriminele ne thonjeza Intelektuale...! Drejtesia vonon,,por kurre nuk mund te fshihet...Cdo Krim lene gjurme .. SA so gezohemi Si Popull Kure keta plehra Kriminele Politikane ,,seshpejti ne Rec do ti shikojme....

    Përgjigju
  • Kush i polli nuk i eshte thare barku akoma!: 19/06/2020 12:35

    Gjithe Kriminelet me Cerdhe tek PD, do kene nga nje emer rruge ne Kamez. Ajo i polli, ajo i varosi!

    Përgjigju
  • QENI KAK SALHEU: 19/06/2020 12:31

    Ky qeni bastard bajga wc salhe berisha me prejardhje nga familje analfabetësh e familje idjotësh është njeriu më i pështir e më i zi në gjith historin e kombit Shqiptar. Po ky do mbaht mënd si njeriu më wc i Shqipris.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2020 12:30

    Ky Gazidede a ka qene ne kerkim per krime kunder njerezimit ne Shqiperi ? E mbushi Shikun me katunare e fshatare injorante.

    Përgjigju
    • Oooo: 21/06/2020 22:43

      Kazma mir kuptuat le ta mbaj emrin te Bythorja bashk me kriminelin S B te Bythore jo bathore

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?