Një kompani uji në Sarandë dyshohet se është tjetërsuar në mënyrë të çuditshme, nga Bashkim Shalla, fituesi i konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për kompaninë “Blue Eye Watër”, aksionet e të cilës habitshëm kanë kaluar në 2018 nga biznesmeni Donald Shenaj dhe kompania e tij “American Capital Group” tek kompania “Blue Eye Water INC” që zotërohet nga disa shtetas amarikanë.
Të dhënat e siguruara tregojnë se i ndjeri Donald Shena në 2 maj 2016 ka nënshkruar një marëveshje për kalimin e aksioneve me palën blerëse shoqërinë amarikane “Blue Eye Water INC”, kundrejt një shume qesharake prej 100 dollarë amerikanë, ndërkohë që vetë kompania shqiptare “Blue Eye Water”, kishte një kapital 1milion lekë vjetra.Por jo vetëm kaq, kjo kontratë e nënshkruar në 2016 duket se është e falsifikuar, pasi kompania amerikane “Blue Eye Water INC” në këtë periudhë ka dyshime se nuk ka ekzistuar.Nga verifikimet e kryera për kompaninë amerikane “Blue Eye Water INC”, rezulton se kjo firmë Offshore është rregjistruar në shtetin e Delaëare në USA në datën 29 maj 2018, vetëm katër ditë pasi në Tiranë, kishte ndëruar jetë biznesmeni Donald Shena.Por ccuditërisht Qëndra kombëtare e biznesit (QKB) e ka pranuar regjistrimi e kalimi të aksioneve pa bërë asnjë verifikim, pra pa zbuluar që në momentin e aktit të shitjes (2016) blerësi nuk eksistonte fare. Ndërsa në momentin e regjistrimit të akt-marëveshjes, shitësi Donald Shenaj kishte vdekur.
Si filluan lëvizjet për të larguar Shenaj
Për të zbuluar rrënjët e këtij skandali duhet të kthehemi pas në vite. Gjatë viteve 2000-2017 biznesmeni Donald Shena ka themeluar shoqëritë “American Capiral group” shpk, “American University of Tirana”, “Blue Eye Water” sha, “Vlora Airport”, “Vlora Resort”etj. Tek këto shoqëri ka qënë administrator i vetëm dhe aksionar më tepër sesa 50 për qind të aksioneve. Nga verifikimet rezulton se në vitet 2013-2017 Donald Shena ka blerë pasuri të paluajtshme me sipërfaqe më tepër se 20 000 m2 në Sarandë, ku qëllimi ishte ndërtimi i fabrikës së ujit “Blue Ëater”. Por teksa Shena kishte planet e tij, rezulton se në fund të vitit 2017, ai largohet nga Shqipëria për kurrim mjekësor.
Biznesmeni nuk mundi të përballojë sëmundjen dhe në datën 25 maj 2018 ndahet përfundimisht nga jeta. Por gjatë kësaj periudhe Bashkim Shalla dhe disa shtetas amerikanë,ka ndërmarë një seri veprimesh me qëllim tjetërsimin e kompanisë. Gjatë kësaj periudhe pjesëtarët e tjerë të shoqërisë “Blue Eye Water INC” fillojnë “lëvizjet” për të larguar Donaldin dhe zëvendësimin e tij me një person të quajtur Bashkim Shalla, për të vazhduar projektet e nisura. Dyshohet se përmes falsifikimit të dokumentave Bashkim Shalla bëhet administrator i “Blue Eye Water” dhe 2 “amerikanë” Craing Francis Ëhite dhe John Alfred Obrien bëhen aksionarë të “Blue Eye Water” në Shqipëri, duke kontrolluar kështu të gjitha pronat e blera nga Shena në fshatin Krongj të Sarandës. Dyshohet se këto veprime të dyshimta janë kryer nga Bashkim Shalla në bashkëpunim me katër shtetas amerikanë, të cilët janë përfaqësues të shoqërisë mëmë në Amerikë “Blue Eye Water INC”.
Kalimi i çuditshëm i aksioneve në QKB
Të dhënat e siguruara tregojnë se i ndjeri Donald Shena në 2 maj 2016 ka nënshkruar një marëveshje për kalimin e aksioneve me palën blerëse shoqërinë amarikane “Blue Eye Water INC”, kundrejt një shume qesharake prej 100 dollarë amerikanë, ndërkohë që vetë kompania shqiptare “Blue Eye Water”, kishte një kapital 100 milion lekë të reja. Nga ana tjetër verifikimet në sistemin e rregjistrimit të personave në TIMS, rezulton se Donald Shena në 2 maj 2016 nuk ka qënë në SHBA, dhe s’ka pasur mundësi fizike për të firmosur këtë kontratë. Por njëherësh ka dyshime të forta se përfituesi i 100 për qind të aksioneve të Donald Shena në Shqipëri, kompania “Blue Eye Water INC” nuk ka ekzistuar në 2016 dhe për pasojë s’ka pasur zotësi juridike për të nënshkruar, pasi siç rezulton ajo është themeluar në 29 maj 2018 në Delaëare, katër ditë pasi Donald Shena kishte ndëruar jetë. Në një përgjigje që ka kthyer “Qëndra Kombëtare e Biznesit” thuhet se:”…aplikimi i kryer nga Bashkim Shalla, administrator i shoqërisë shqiptare “Blue Eye Water” për depozitimin e kontratës së shit-blerjes së aksioneve në vlerë 100 për qind nga i ndjeri Donald Shena dhe “American Capital Grup” tek shoqëria amerikane “Blue Eye Water INC” është pezulluar për të meta…”.
Por pavarësisht kësaj përgjigje QKB-ja nga ana tjetër ka ndryshuar pronësinë e aksioneve mbi kompaninë “Blue Eye Water”. Rezulton se në QKB nuk është rregjistruar asnjë kontratë për aklimin e aksioneve nga i ndjeri Donald Shena tek shoqëria amerikane “Blue Eye Water INC”. Për këtë çështje dy dosje hetimore në Tiranë dhe Vlorë janë hapur për Bashkim Shalla, i cili njihet se ka disa kompania Offshore të rregjistruara në Delaëare. Shalla rezulton të jetë kallëzuar për 6 vepra penale, duke filluar nga “Falsifikimi i dokumentave” e deri tek akuza e “Pushtimit të tokës”. Një nga kallëzimet që ka mbëritur në prokurorinë e Vlorës për Bashkim Shalla është për kompaninë e tij “Tis Holdind L.l.c”, fituese të konçesionit miliona euro të parkimeve në Vlorë, ku kërkohet fillimi i nisjes së hetimeve ndaj këtij rasti, pasi Bashkim Shalla, ka dyshime të forta se ka fituar konçesionin me dokumenta të falsifikuara, rast tipik i ngjashëm me dy tenderat 30 milion euro të ARRSH dhe OST, që u fituan me dokumenta falso nga kompania “DH-Albania”.
Tenderi 15 vjeçar i pilotuar/ Kompania e Bashkim Shalla as dy vite jetë, por fitoi konçesionin e parkimeve
Kompania offshore “Tis Holding L.L.C” që zotërohet nga biznesmeni shqiptar Bashkim Shalla, ka fituar konçesionin 15-vjeçar të parkimeve në Vlorë, mbi një forbull dyshimesh të forta, për sa i përket mosrespektimit të kritereve financiare por dhe ligjin e prokurimeve publike. Nga hetimet e prokurorisë së Vlorës janë evidentuar një sërë veprimesh të paligjshme që të krijojnë bindjen se ky konçesion ka qënë i pilotuar për tu fituar nga bashkimi i operatorëve “Tis Holding L.L.C” që zotërohet nga Shalla dhe “On Track Innovations L.T.D” që përfaqësohej me prokurorë nga izraeliti Arnon Efraty. Ky bashkim operatorësh shqiptaro-izraelit, ka nxjerë në dritë një kompani të quajtur “Tis Park” e rregjistruar në shqipëri në datën 27 mars 2015, gati 51 ditë pasi ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika dhe dy bzinesmenët Bashkim Shalla e Arnon Efraty lidhen me firmë, në 6 shkurt 2015, kontratën konçesionare.
Sot që flasim kompania “Tis-Park” është e zhytur në borxhe, ndërkohë ka disa masa sekuestroje nga përbarimi, ku bllokimi i fundit që i është vendosur në nëntor 2018, është kryer nga kompania e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi, i cili i kërkon Bashkim Shalla të paguajë një shifër prej 33 milion lekë të vjetra. “Shqiptarja.com” mëson se në këtë kontratë e lidhur mes Gjikës e “Tis-Park”, rezulton se është parashikuar parkimi edhe për ditët e shtuna, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 14:00, gjë e cila në relacionin përcjellë anëtarëve të këshillit bashkiak, nuk ishin përcaktuar ditët javore të parkimit por njëherësh nuk ishte parashikuar në përllogaritjet e studimit financiar të kryer nga komisioni i ngritur në bashkinë e Vlorës.
Për të zbuluar rënjët e këtij skandali duhet të fluturojmë dhe kërkojmë në Delaëare, një shtet në USA, që njihet si parajsë fiskale për shumë biznesmenë të huaj, përfshirë dhe shqiptarët që dyshohet se bashkëpunojnë me funksionarë shtetërorë për fitimin e tenderave miliona euro. Kompania “Tis Holding L.L.C” e Bashkim Shalla sipas dokumentacionit që zotërojmë është rregjistruar në Delaëare në datën 20 shkurt 2013. Kjo kompani nuk kishte mbushur as dy vite jetë, kur ka fituar konçesionin miliona eurove të pakimeve në rrugët e Vlorës.
Socialistet te tradhetyar nga Rilindja e leshit qe e beri Shqiperine pershesh me PPP dhe koncensionet . Zoti marry hak ke ju njerez vampir qe talleni me popullin majtas dhe djathtas . SPAKU duhet ti shlulu dhembet politikaneve te degjeneruar dhe korruptuar . Of shoret jane vendi ku plehrat pushtetar kane futur parat e gjakut dhe djerses se shqiptareve
Përgjigju