Investigimi zbulon historinë e Thanas Bakos: Bankieri i nëndheshëm transferoi 500 mln euro cash! Si u morën peng korrierët dhe magazina ku fshiheshin milionat

21 Dhjetor 2023, 00:28| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 20:56

  • Share

 Kanali “Holland Crime Boulevard” në Youtube ka transmetuar një dokumentar lidhur me historinë e sarandiotit 52 vjecar, Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako I cili akuzohet se transferoi dhe pastroi milionë euro para të grupeve kriminale.

Shqiptari u arrestua në 6 qershor në Athinë si një ndër personat më të rëndësishëm që ka pastruar miliona euro

Thanas B kishte ndërtuar një mbretëri të nëndheshme bankare në Holandë që lehtësonte transferimin e parave të kriminelëve.

 Si korrierë përdoreshin njerëz jo të dyshimtë dhe pa precedentë penalë.

Në vitet 1990 dhe herët në 2000 ai njihej si njeri me lidhje të forta të shumë trafikantëve ndërkombëtarë të drogës të cilët trafikonin marijuanë nga Shqipëria në Greqi.

Disa herë emri i tij dilte në shumë investigime në Shqipëri por ai kurrë nuk pati ndjekje penale.

Në 2010 ai lëvizi në Greqi ku dhe arriti të lidhjet e nëndheshme ndërsa në Holandë kishte dy zyra, ose banka ‘zyrat në Hagë’

Për 10 vite Thanas Bako kishte ndërtuar një mbretëri të nëndheshme bankare në Holandë

Ai u arrestua pasi FBI ra në gjurmët e tij kur zbuloi komunikimet në aplikacionin “ANOM” i cili ishte ndërtuar nga FBI si grackë

Të gjjithë mesazhet lexoheshin nga FBI dhe kjo e fundit informoi hetuesit holandezë se Thanas drejtonte një rrjet të korrierëve duke përdorur username KKY.

Këtu nisën hetimet

Mesazhet tregojnë se ai kishte një rrjet të korrierëve të cilët bënin transportimin fizikisht të parave.

Korrierët kryesisht ishin hidraulikë, marangozë dhe pastrues xhamash. Njerëz jo të dyshimtë, gjithnjë në lëvizje që edhe nëse parkonin furgonat anës rrugës, askush nuk dyshonte, sepse do të mendonin se ishin aty për të kryer punën. Furgonat kishin vende të improvizuara ku fshiheshin paratë.

Gjëja më e rëndësishme për Bakon ishte që korrieri të mos kishte rekorde kriminale, sepse policia mundet që përmes targës së makinën të identifikojë pronarin dhe precedentët e tij.

Disa pjesë nga korrespondenca janë zbuluar dhe tregojnë si bëheshin këto transaksione nga korrierët e tij.

Në një mesazh një klient I thotë: “Kam një dërgesë për 2 milionë euro. Dua ti ndaj në 2 për siguri. 2 korrierë të ndryshëm, ata nuk mund ta dinë. Të dyja në të njëjtin vend. 12.00 1 makinë, 12.10 1 makinë”

Thanas Bako: “Do ta bëj diferencën 30 minuta, është më mirë. Njëri djalë nuk e kalon tjetrin. Njëri 12.00, tjetri 12.30. Dy makina. Kjo është për mua më e sigurt”.

Një vend i përafërt diskutohet dhe Thanasi dërgon dy korrierë aty. Vetëm minutën e fundit klienti tregon vendin e saktë ku do të merren paratë. Ishte një restaurant i quajtur “Bruis” në Blaricum.

Teksa njerëzit po hanin drekë, 1 milionë euro u transferuan dy herë në secilën nga makinat në parking.

Një orë pasi u morën paratë, një nga korrierët i dërgon Thanasit mesazh:

Korrieri: “Përshëndetje shok, jam i sigurt, sapo arrita. Do t’i numëroj paratë tani”

Pas kësaj ai dërgon fotografi të parave she thotë se janë 1 milionë euro. Thanasi përgjigjet: “Faleminderit”. Mesazhet e tjera tregojnë përqindjen që ky korrier merr.

Thanas Bako: “0.2 % komision. Transporti me vlerë 1 milionë do të japi 2000 euro”.

Korrieri: “Është shumë mirë. Jam i vendosur të bëj më të mirën”.

Thanas Bako: “Kjo është ajo që dua të dëgjoj”.

Foto: Çanta me euro e cila u transferua nga korrieret e Bakos

Tentativa për grabitjen e magazinës ku ishin miliona euro

Ndërsa mendonin se askush nuk dinte për lëvizjet e tyre, në fakt dikush dinte

Më 23 shkurt 2021. 

Dy vëllezër, në dy furgonë të ndarë shkojnë në një magazinë. Njëri futet direkt brenda ndërsa tjetri parkon jashtë. Ata nuk e vunë re një furgon të parkuar para tyre. Shoferi që parkoi jashtë tentoi të hynte në magazinë por u godit me shkelm nga një person i maskuar.

Dy persona të tjerë erdhën dhe morën peng dy vëllezërit. Pengmarrësit detyruar vëllezërit të hynin në zyrën e magazinës dhe t’u jepnin “dicka” që ata donin.

Foto: Momenti kur tentojne të grabisin korrierët e Thanas Bakos

Kontrolluan magazinën dhe një nga furgonët por nuk zbuluan gjë. Furgoni gri “Renault” me targa FN-615-ZM u gjet më pas.

Ata kishin hequr targat dhe kishin tentuar ta digjnin por kishin dështuar. Në një emision investigative, Një oficere policie tha se viktimat nuk e dinin pse ishin marrë peng dhe donin të grabiteshin. Sipas oficerit, viktimat ishin të pafajshme dhe me shumë mundësi pengmarrësit ishin në adresën e gabuar. Por ajo ishte gabim.

Foto: Magazinat ku numëroheshin miliona euro

“Viktimat” dinin ekzaktësisht çfarë pengmarrësit donin. Ata kishin ardhur për miliona e miliona euro.  Magazinë sherbente si një nga pikat e grumbullimit të Thanas Bakos. Një person që e mori me qera më pas këtë magazinë tha se “cdo gjë është e siguruar mirë. Shumë luksoze për punën që supozohej se bëhej. Shikoni kamerat dhe butonat e alarmit.

Kuzhina është e fshehur në fund dhe muret janë të veshura për izolim zhurrme. Pse duhet të bëhej kjo”. Pse? Për të numëruar 165 milionë e 718 mijë e 500 euro pa zhurrmën e numëruesve të parave që punonin me orë të tëra dhe mund të alarmonin komshinjtë.

Magazina ishte një nga të dyja vendndodhjet që Thanas Bako përdorte si “bankë”. Dy personat që u morën peng ishin dy korrierët e tij më të besuar.

Nëse do të dish sa transaksione janë bërë për këtë shumë do habitesh?

200 transaksione. Pra një transaksion mesatar kishte vlerë 828.000 euro. Sapo policia zbuloi se ishte “mashtruar”, bëri bashkë copat e “puzzle” dhe kuptoi se këta persona punonin për Thanasin dhe kështu investiguan më tej.

Deri më 31 maj 2023 kur Thanas u arrestua teksa po drejtonte një Harley Devidson për në banesën e tij.

Dy persona me jelekë të verdhë i bënë me shenjë të ndalonte dhe më pas i vunë prangat në 31 maj 2023. 52 vjeçari nga Saranda me nënshtetësi greke, u konsiderua nga Europoli si “një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”,Dy muaj më pas u ekstradua në Holandë ku  ende pritet të dalë para gjykatës.  

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BIKU: 21/12/2023 11:15

    ne shqiperi te gjithe ndertuesit pastrojne para. s'ka nevoje per mjeshtra nderkombetare

    Përgjigju
  • Or tej: 21/12/2023 07:34

    Per pune te pista, trafik, droge e prostitucion nuk na e kalon kush or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?