Sociale

Investime në Infrastrukturë dhe mjedis në Patos-Marinzë nga Bankers Petroleum Albania, 850 mijë dollarë për rrugët dhe 500 mijë dollarë për gjelbërimin

1 Dhjetor 2021, 11:13| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 11:44

  • Share

Bankers Petroleum Albania tregon kujdes të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në të gjithë zonën ku operon. Përgjatë 10 viteve të fundit Bankers ka investuar më shumë se 2.1 Milionë dollarë në rrugë, kanalizime, mbjellje pemësh dhe pastrim në zonën e Patos-Marinzës.

Përmes projekteve të nisura nga kompania, por edhe në bashkëpunim me Bashkitë e zonës, janë ndërtuar rruga e Marinzës, ajo e Belinës, rruga Kallm i Madh, si dhe janë mbjellë pemë përgjatë zonës operacionale ku banojnë mijëra familje.

Vetëm në ndërtim rrugësh dhe trotuaresh janë investuar më shumë se 850 mijë dollarë, ndërkohë investimet në ngritjen e parqeve dhe mjediseve të gjelbra janë rreth 500 mijë dollarë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?