Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian mbështesin konkurueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri përmes nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qeverinë shqiptare sot, gjatë një takimi online, ku u evidentua se do të investohet për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.
Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri do mbështetet me 60 millionë euro hua nga BERZH dhe 40 millionë euro grant nga BE. Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit online është shprehur se mirëpret investimet nga BERZH, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime.
"Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BERZ do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimnisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra Vlora Korça Fier Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura të shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini", tha Rama.
Rama ka theksuar se rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ka njoftuar për një paketë investimesh tepër ambicioze për Ballkanin Perëndimor, rreth 20 miliard euro. Por që Shqipëria të përthithë e para nga kjo paketë, do të duhet ekspertiza e BERZH. Kryeministri foli edhe për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues.
"Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti. Shpresoj se hekurrudha Tiranë Durrës të jetë pjesë e një rrjeti të madh hekurudhor. Sa i takon aspektit digjital siç ju e përmendët. Kjo është diçka për të cilën mendoj se të gjithë duhet të bëjmë çështë e mundur për ta nxitur.
Energjia pastaj, për ta përmbyllur me atë që nisëm, në raport me energjinë jemi në një linjë të mirë. Duke vendosur theksin te gazi dhe energjia diellore dhe ajo hidrike ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët që dalë ngadalë të mos përdorin më qymyrgurin. Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE", shtoi ai.
BERZH do të financojë investime në infrastrukturë e turizëm, si rrugë, ujra dhe kanalizime dhe infrastrukturës bashkiake me një fokus të veçantë në bashkitë Berat, Korcë, Fier dhe Shkodër.
BE do të sigurojë gjithashtu 40 millionë euro në grante përmes “Instrumentit të saj për Asistencë të Para-Antarësimit” për asistencë teknike dhe investime. Fondet do të përdoren për restaurimin, përmirësimin dhe zhvillimin e zonave të trashëgimisë kulturore dhe zonave natyrore në vend.
Krahas kësaj, në partneritet, do të ofrohet asistencë teknike dhe mundësi trajnimi të financuara nga BE për të mbështetur përmirësimin e standarteve të turizmit vendas dhe për të siguruar pjesëmarrjen e grave në zinxhirin e vlerës së turizmit në Shqipëri.
Në takimin online ku u firmos marrëveshja me BERZH për investime për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër, ambasadori i BE Luigi Soreca tha se kjo mbështetje ishte më e nevojshme se kurrë për vendin tonë.
"Sot do të doja të përgëzoja kryeministrin, ministrin, qeverinë shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që është kyç një grand 40 milion euro për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit.
Siç e di kryeministri kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. Sapo kemi nisur dhe një program të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit. Siç e thamë ne presim që programi të ecë përpara dhe deri në fund të vitit do të nxjerrë tender.
Edhe njëherë jemi krenarë që BE-ja është donatori më i madh për investim në SHBA. Përgëzime për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje", tha Soreca.