Ekonomi

Investimet e huaja në janar-qershor 2021 arritën në 463 mln euro, në fokus industria nxjerrëse dhe pasuritë e paluajtshme! Holanda në vend të parë vlerën e investimeve

24 Shtator 2021, 19:19| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 19:28

  • Share

Në 6 mujorin e parë të këtij viti në vend janë investuar 463 milionë euro nga shtetet e huaja, me një rritje të lehtë prej 3 milionë eurosh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe pse ka një përmirësim të lehtë të situatës këtë vit, përsëri, në raport me vitin 2019, investimet janë 83 milionë euro më pak, pasi në janar-qershor të atij viti u investuan 546 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë sektorët kryesor ku janë përqendruar investimet janë në industrinë nxjerrëse me 95 milionë euro, për të vijuar me aktivitetin e pasurive të paluajtshme me 80 milionë euro apo edhe aktivitetet financiare me 76 milionë euro investime në 6 muaj.

Por edhe pse me investime në vlerë më të ulët, edhe energjia elektrike ka përthithur 42 milionë euro duke qenë se ky sektor po merr vëmendje të madhe nga Ministria e Energjisë duke vijuar reformat në energjinë e rinovueshme.

Holanda është shteti që ka vlerën më të lartë të investimeve në këtë periudhë të parë të vitit me 104 milionë euro, me një rënie prej 34 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë.

Më pas është Italia me 61 milionë euro investime nga 55 milionë euro që ishte vlera në 6 mujorin e parë të 2020. Ndjekur nga Turqia me 48 milionë euro dhe Franca me 44 milionë euro investime.

INVESTIMET E HUAJA SIPAS SHTETEVE

  • Holandë            104 mln euro                    
  • Italia                   61 mln euro
  • Turqi                  48 mln euro
  • Francë               44 mln euro

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

  • Janar-Qershor 2019                546 mln euro
  • Janar-Qershor 2020                460 mln euro
  • Janar-Qershor 2021                463 mln euro

INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE JANAR-QERSHOR

  • Industria nxjerrëse                   95 mln euro        
  • Pasuritë e paluajtshme           80 mln euro
  • Aktivitete financiare                76 mln euro
  • Industria përpunuese              43 mln euro
  • Energjia elektrike                      42 mln euro

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?