Investimet e huaja direkte në sektorë strategjikë dhe kritikë të vendit do të kalojnë fillimisht në filtrin e imët të qeverisë. Një strukturë e posaçme do të ngrihet me vendim të këshillit të ministrave që do të vlerësojë dhe shqyrtojë paratë e huaja që futen përmes investimeve në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë, akesin në informacione sensitive, mallrat me përdorim të dyfishtë e deri tek liria e medias.
“Të ndërtohet një sistem. Nëse deri më sot e kemi bërë me politika ad-hoc ku janë përfshirë institucione të ndryshme në varësi të llojit të investimit, në rastin konkret do të duhet të përcaktohet një njësi. Ky ligj synon të shtojë kompononentin e shqyrtimit për sektorët kritikë të investimeve të huaja. I hap rrugë këshillit të ministrave për të përcaktuar sistemin dhe njësinë. Në aspektin e procesit që do të ndjekë çdo investim I huaj në sektorët kritikë për tu zbatuar”, tha deputeti i PS Eduard Shalsi.
Nevoja për të përforcuar kontrollin nuk lidhet me asnjë shqetësim konkret të qarkullimit të kapitaleve, por siç shpjegon deputeti propozues Eduard Shalsi, ndryshimi vjen në kuadër të detyrave që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e integrimit evropian.
Shalsi: Me këtë nen ne i japim mundësi qeverisë që të bëjë transpozimin e rregullores së BE-së me vendim të këshillit të ministrave.
Braçe: këto investime duhet t’i nënshtrohen një ekzaminimi dhe vlerësimi, jo “mund”, kjo fjalë duhet të bjeri. Dhe e dyta që më shqetëson mua është ky proces do të bëhet në përputhje me rregulloren e BE-së? apo një set rregullash që i miraton këshilli I ministrave?
Shalsi: jam shumë i hapur që ta shtojmë “sipas rregullave të BE” dhe fjala “mund” të hiqet.
Bashkimi Evropian ka kërkuar një ligj të ri për investimet e huaja, ndërsa Eduart Shalsi tha se ky ndryshim nuk e pengon hartimin, i cili është në proces.
Komente
