Investimet në Arsim/ Albana Vokshi: Rama nuk ka prioritet arsimin, ne do i rindërtojmë të gjitha shkollat pas 25 prillit

19 Nëntor 2020, 16:53| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 17:22

  • Share

Nga Njësia Administrative Kryevidh në Rrogozhinë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albania Vokshi ka denoncuar atë që ajo e quan si lënie në mëshirë të fatit të shkollës 9-vjeçare në këtë njësi.

Sipas Vokshit gjysma e fëmijëve të kësaj shkolle janë larguar nëpër fshatra të tjerë si pasojë e kushteve të këqija.

"Shkolla si këto janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës, janë më dhjetëra shkolla në të njëjtat kushte. Ndaj edhe prindërit detyrohen t'i largojnë fëmijët me dhjetëra kilometra larg.

I kërkuam leje edhe drejtorit të shkollës, e telefonuam dhe nuk na dhanë leje që të futemi brenda kësaj shkolle por ne kemi siguruar foto të ambienteve të brendshme.

Kjo shkollë është simbol i dështimit të Ramës në arsimin publik. Në vitin 2019 buxheti për arsimin ishte vetëm 2.4% nga 5% që pati premtuar kjo mazhorancë.

Kjo është arsyeja që shkolla si këto, që është shkolla e parë shqipe në zonën e Kryevidhit, Qeveria nuk ka hedhur asnjë qindarkë për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj shkolle.

Rama nuk e ka prioritet as arsimin dhe as shëndetin e mësuesve dhe nxënësve. Më 25 prill kjo do të marrë fund. Arsimi për PD është prioritet. Ne do të rindërtojmë dhe ndërtojmë të gjitha shkollat në cdo cep të Shqipërisë", tha Vokshi në daljen live në Facebook nga Kryevidhi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • THITH LOPA: 20/11/2020 13:07

    KJO THITHLOPA ALBANA VOKSHI ME FYTYR BURRI TË SHËMTUAR ËSHTË KRYEHAJDUTE E PARTIS QENEF WC PD. KJO TANI DEL E LEF PËRDIT SE KA KOH QË NUK KA VJEDHUR E VETËM BËRTET KAPENI HAJDUTIN KAPENI NË NJË KOH QË THITHLOPA ALBANA VOKSHI ËSHTË KRYEHAJDUTE. MOS E DHËNTË ZOTI TĒ KTHEHEN KTO MONSTRA NË PUSHTET SE DO TA SHKRIN SHQIPRIN. DO DALIN SHQIPTARËT NËPËR BOT SI LYPSAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?