Foto nga gjimnazi 'Jani Nushi'

Politikë

Investimet në arsim, Rama: Gjimnazi ‘Jani Nushi’ në Lushnje po rilind për garantimin e kushteve dinjitoze për nxënësit e mësuesit

5 Qershor, 10:05| Përditesimi: 5 Qershor, 10:09

  • Share

Ndërtimi dhe rikonstruktimi i shkollave është në fokusin kryesor të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë sot disa foto nga rinkostruktimi i gjimmazit ‘Jani Nushi’ në qytetin e Lushnjës.

Kreu i qeverisë shprehet se ky gjimnaz do të ketë tërësisht klasa të reja, bibliotekë e laboratorë që nxënësit dhe mësuesit të kenë kushte sa më dinjitoze.

“Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjes”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?