Shkolla 'Fadil Gurmani' në Elbasan, drejt transformimit

Politikë
Sociale

Investimet në arsim, shkolla ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan po i nënshtrohet transformimit, Rama: Në shtator, 350 nxënës do ulen në klasa moderne!

2 Qershor, 15:28| Përditesimi: 2 Qershor, 15:42

  • Share

Qeveria qendrore dhe vendore vijojnë investimet në institucionet arsimore në vend.

Një prej tyre është edhe shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, e cila po i nënshtrohet një transformimi tërësor.

Lajmin e ka dhënë sot vetë kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “punimet po ecin me ritme të larta çdo ditë”.

Ai nënvizon se në shtator, mbi 350 nxënës do të rikthehen në këtë godinë “në klasa moderne, me kushte bashkëkohore që frymëzojnë të mësuarit dhe ëndrrat e brezit të ri”.

“Ky është një tjetër investim i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan, në funksion të një arsimi cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë”, shprehet kryeministri Rama mes të tjerash.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se pretendimet e PD për ‘trenin bullgar’ ishin justifikim për humbjen?