Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Politikë

Investimet në periferi të Tiranës, Veliaj: Krenar për punën e bërë, dikur të harruara, sot pjesë të pandashme të qytetit

26 Maj, 17:19| Përditesimi: 26 Maj, 17:22

  • Share

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka risjellë në vëmendje gjendjen e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës para marrjes së detyrës në vitin 2015. Veliaj thotë se shumë prej ish komunave ishin lënë pa vëmendje dhe të izoluara nga Tirana.

Veliaj shprehet se është krenar për punën e bërë gjatë një dekade në Ndroq, Pezë, Kashar, Vaqarr, Krrabë, Farkë e plot njësi të tjera, duke i kthyer ato në pjesë të pandashme dhe të rëndësishme ekonomike të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Një nga sfidat tona, pasi erdhëm në detyrë në 2015, ishte si të rrisnim cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës, për t’i bërë edhe këto zona pjesë të zhvillimit të qytetit. Shumë prej ish komunave ishin lënë pa vëmendje, me rrugë të vjetra, pa mundësi financimi e shpesh të izoluara nga Tirana.

Por, jam krenar  për çfarë bëmë në një dekadë për Ndroqin, Pezën, Kasharin, Vaqarrin, Krrabën, Farkën, e plot njësi të tjera, tashmë pjesë të pandashme dhe të rëndësishme të jetës ekonomike të Tiranës, të cilat kanë pësuar një transformim domethënës, sidomos në infrastrukturë, me shkolla e kopshte të reja, rrugë të mirëmbajtura, ku prodhohen, shiten e blihen produkte bio.

Dua të përmend Farkën, një lagje kaq afër Tiranës, dikur e harruar, pa jetë, sot provë e transformimit me rrugë të reja si “Agallarë”, Grori”, “Grigor Çilka” dhe “Sheheler”; me Terminalin Lindor të Autobusëve; Agro Parkun e Lundrës, që ka sjellë një frymë të re për prodhuesit vendas; me Pallatin e Sportit, si strehën e re për të rinjtë; me garën Tiranathlon, ku marrin pjesë dhjetra sportistë shqiptarë e të huaj; me ujësjellësin e rinovuar dhe hapësira publike për rekreacion, si pedonalja në Parkun e Liqenit apo Parku Helen.

Farka nuk është më “larg”, por zemra e një Tirane që rritet dhe ecën përpara çdo ditë. E nuk kemi mbaruar ende me investimet e aty e në çdo njësi tjetër të qytetit, ku ka prapë nevojë për punë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?