Politikë

Investimet për ujin/ Rama: Pikat e kuqe duhet t’i kthejmë në jeshile! Hyrja në BE kërkon reformë e masa, kemi njerëz të aftë (VIDEO)

3 Shtator, 11:26| Përditesimi: 3 Shtator, 13:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se pikat e kuqe sa i përket investimeve për ujin duhen kthyer në jeshile. Rama tha se për të hyrë në BE, duhet një reformë e mirëfilltë në këtë sektor dhe masa, por edhe përgjegjshmëri. Kreu i qeverisë shtoi se vendi ka njerëz të aftë dhe mund të bëjnë më të mirën.

“Kemi shumë pika të kuqe për t’i kthyer në jeshile sa i përket investimit dhe përfshirjes të çdo sektori në botën e re të teknologjisë, edhe tek uji. Në fund fare dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standarteve të BE. Është e mundshme por kërkon reforma, masa dhe përgjegjshmëri në administrim. Siç tregoi rasti i Vlorës, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, të zotë e të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të ditur e të aftë në pika të ndryshme të territoreve. Drejtori aktual vjen nga eksperienca e të qenit drejtor në një territor në veri, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit dhe më pas shpërndarjes e furnizimit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin! Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?