Kronikë

Investimi 350 mijë dollarë/ Bankers dhe Bashkia ndërtojnë rrugën Marinzë-Roskovec, banorët: Vuanim shumë, ishte domosdoshmëri

16 Prill 2021, 14:09| Përditesimi: 16 Prill 2021, 17:04

  • Share

Kanë përfunduar punimet në rrugën që lidh fshatin e Marinzës me Roskovecin, një aks i rëndësishëm për të gjithë banorët e kësaj zone. Rikonstruksioni i kësaj rruge nisi 6 muaj më parë dhe u bë i mundur falë investimit të kompanisë naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania si dhe Bashkisë Roskovec.

Rruga është 2.6 kilometra e gjatë dhe kosto totale e saj arrin në rreth 350 mijë dollarë.

Kryeplaku i Marinzës, Haxhi Ruko thotë se rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

"Kjo rrugë në fshatin Marinzë u shërben 2200 banorëve dhe është një domosdoshmëri dhe për këtë falënderojmë Bashkinë dhe Bankers që bëri të mundur shtrimin e kësaj rruge dhe ndriçimin, trotuarët dhe korsinë për biçikleta”, tha ai.

Ndërkohë për banorët e fshatit rruga ka lehtësuar ndjeshëm jo vetëm lëvizjen për shërbimet e përditshme por edhe për aktivitetin e tyre bujqësor. Falë rrugës së re banorët mund të transportojnë me shpejt dhe lehtë produktet e tyre bujqësore në treg.

  “Rruga është shumë e mirë, s’ka qenë ndonjëherë kështu.  Këtu nuk kaloje dot me mjete por as në këmbë”

Një tjetër banor thotë se : “Më parë rruga ka qenë e shkatërruar, tani është me trotuar për këmbësoret, vendkalim për biçikleta. Ishte domosdoshmëri se edhe nxënësit shkojnë në shkollë, prandaj duhesh bërë patjetër”.

Kompania Bankers e cila ushtron aktivitetin e saj në zonën e Patos-Marinzës ka qenë gjithnjë e angazhuar për të investuar në projekte të rëndësishme për komunitetin ku operon. Bankers operon prej mëse 16 vitesh në vend dhe e konsideron veten si pjesë e banorëve.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?