Një investim 3.5 miliard lekë i financuar nga Qeveria shqiptare do t'i vijë në ndihmë më shumë se 15 mijë banorëve në Labinot Mal në Elbasan.
Puna për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Labinot Mal, 16 km, ka nisur dhe të pranishëm për inspektim kanë qenë edhe kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.
Balla u shpreh se kjo rrugë u shërben disa mijëra banorëve të kësaj zone, një nga njësitë më të mëdha administrative të Elbasanit.
"Qëllimi ynë është ta rivitalizojmë këtë zonë, t’i japim zhvillimin e nevojshëm edhe përsa i përket agroturizmit”, vijoi ai.
Për kryebashkiakun Llatja, ky është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare që u vjen në ndihmë më shumë se 15 mijë banorëve.
O kokrra e mashtruesit po ku ka ngelur njeri me andej.15 mije njerez thote.Me 2011 e gjithe komuna Labinot Mal kishte 5100 banore Ne keto 10 vjet kane ngelur ose jo 4000 banore se kane zbrit ne qytet ne Elb ose Tir Hajde mashtrues hajde
Përgjigju