Politikë

Investimi në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Berat, Rama: Vijon ndryshimi rrënjësor i kushteve

19 Dhjetor 2020, 19:37| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 19:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat mbi investimin që është bërë për rikonstruksionin e godinës.

Ai ka publikuar pamje se si ka qenë kjo godinë më parë si dhe disa pamje të kantierit ku aktualisht po punohet.

Rama shkruan se do të bëhet një transformim rrënjësor i kushteve të këtij institucioni prej 1600 metra katror e cila do të pajiset.

"Vijon puna transformuese e #DPSHTRR me ndryshimin rrënjësor të kushteve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Qarkun e Beratit, që do të integrohet në rrjetin e infrastrukturës bashkëkohore të shërbimeve për drejtuesit e mjeteve

Një investim i DPSHTRR për 1600 m2 ndërtim, objekte shërbimi, salla pritjeje e provimesh, arkivë moderne, kapanon teknik me të gjitha standardet, teknologji digjitale dhe efiçencë energjitike" - shkruan Rama.

 

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?