Investimi në Bovillë/ Veliaj: 62% e Tiranës 24 orë ujë të pijshëm, zonat që përfitojnë! Do heqim depozitat në pallate

16 Korrik 2020, 18:56| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 19:43

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë ceremonisë së përurimit të impiantit të ri në Bovillë, mbajti fjalën i pari duke thënë se 62% e Tiranës nga dita e sotme është ne me ujë të pijshëm dhe se do të fillohet me heqjen e depozitave të pallateve.

"Zonat që do të kenë ujë 24 orë janë Kinostudio, Rruga e Dibrës, Xhamlliku, Hoxha Tahsim, Brryli, Pazari i Ri, si rruga “5 Maji”, “Siri Kodra”, Bulevardi i Ri, Don Bosko, Lapraka, Mine Peza, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Myslym Shyri, Fusha e Aviacionit, ish-Parku i Autobusëve, NSHR-ku, Dogana, janë me 24 orë ujë në qytetin e TiranësDo ta çojmë në 100% filtrimin e ujit në Tiranë. E di që ka shumë veta që thonë se u rrit çmimi, por le ta çmitiozojmë, çmimi tani është 65 lekë për metër kub. Duhet të bëjmë një punë kapilar, nëse nuk bëjmë dyfishimin e ritmit, për të ruajtur dhe rikuperuar humbjet nuk do t'ia dalim. Presim të fitojmë kampionatin tonë të tretë. Është hera e parë që kemi një shërbim 24 orë në 24 për klientin, është linçuar një numër zyrtar që regjistron çdo gjë. Do të ketë probleme me ata që tubat i kanë që në kohën e xhaxhit", tha Veliaj.

Kryebashkiaku kujtoi tërmetin e 26 nëntorit, duke treguar se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve.

"Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve.Ndaj, me dyfishimin e furnizimit me ujë në Bovillë dhe rritjen e kapaciteteve të filtrimit që e çojnë në 24 orë ujë të pijshëm në ditë për 62 për qind të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të nisë një aksion të gjerë për heqjen e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetit e banorëve që jetojnë në këto objekte. Dua të njoftoj të gjithë administratorët e pallateve që do të fillojmë të qërojmë pallat më pallat për t’u siguruar që fillon heqja e depozitave për dy arsye: Së pari sepse kemi ujë 24 orë në këtë pjesë të madhe të Tiranës dhe arsyeja tjetër sepse pas tërmetit mësuam që gjithë këto pesha që i mbingarkohen pallateve tashmë të amortizuara nga koha apo improvizimet që kanë pasur ndër vite, meritojnë të lehtësohen. Dhe sot kemi kaluar disa vendime të rëndësishme për pallatet e Kombinatit dhe besoj se edhe për ata që prej tërmetit kanë pasur merak depozitat, ardhja e Tiranës në një pjesë të madh të saj me 24 orë ujë është një lehtësim dhe për depozitat e tarracave në Tiranë. Ne do të fillojmë një punë me të gjithë administratorët e pallateve që pasi t’ju provojmë që në rubinetet ka ujë 24 orë ose të paktën në hyrje të pallatit ne të adresojmë çështjen e depozitave apo dhe çështjen e pompave”, deklaroi Veliaj.

Veliaj  kujtoi pjesë nga fëmijëria, ku gjëja e parë që bënte kur shkonte në shtëpi ishte mbushja e ujit me kova.


Lajmi kryesor:

Investimi në Bovillë/ Rama: E gjetëm Tiranën me 7 orë ujë furnizim në ditë, e çuam në 16 orë! Në 2021, 62 zona urbane në Shqipëri do sigurojnë ujë 24 orë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?