Foto nga Bërdica

Kronikë

Investimi për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytjet, ministrja e Bujqësisë inspekton punimet në Bërdicë

27 Nëntor 2021, 19:56| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 20:00

  • Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka inspektuar sot punimet për mbrojten nga gerryerja dhe përmbytjet e lumit Drin, në Bërdicë, aty ku po ndërtohet një mbrojtje gjatësore 0.4 km dhe 6 panele të rinj, të cilët do të mbrojnë nga gërryerja tokën bujqësore.

“Ka qenë një zonë tepër problematike që krijonte nje rrezikshmëri shumë të lartë për banorët e zonës. Me këtë ndërhyrje që përfundon brenda dhjetorit, ne do të kemi mundësinë të parandalojmë problematika të përmbytjeve në këtë zonë. Ky është një premtim i mbajtur dhe jemi ne do të vijojmë me inspektime të shpeshta dhe për ecurinë e këtyre punimeve.”, tha Krifca.

Investimi prej 95 milionë lekësh do të mundesojë mbrojtjen, jo vetëm të tokës nga gërryerja, por edhe të shtëpive të banimit dhe bizneseve rreth zonës.

Ministrja Krifca në Bërdicë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?