Nga punimet per gazsjellesin e TAP ne Shqiperi

Ekonomi

Investimi/ Përfundon ndërtimi i mikrotunelit të gazit në Skrapar

4 Maj 2018, 08:24| Përditesimi: 4 Maj 2018, 08:25

  • Share

Në fund të muajit prill, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e segmentit të parë të mikro-tunelit në Skrapar. Dy muaj pas nisjes së punimeve, ka përfunduar tuneli lindor me gjatësi 560 metra. Kontraktori i TAP, Spiecapag dhe nënkontraktori Bessac, arritën ta përmbyllnin këtë fazë të ndërtimit të mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe pa asnjë incident, njofton TAP. Tashmë që pjesa lindore e mikro-tunelit ka përfunduar, do të nisin punimet për realizimin e segmentit perëndimor. Përfundimi i të gjitha punimeve për mikro-tunelin pritet të ndodhë gjatë verës.

Mikro-tuneli i Çorovodës është i përbërë nga tuneli lindor me gjatësi 560 metra, tashmë i përfunduar dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Gjatësia totale e mikro-tunelit do të jetë 1.5 km, ka diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapondërtuar.

Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, njofton kompania, si dhe lartësisë deri në 1.800 metra mbi nivelin e detit e vetë përbërjes gjeologjike.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?