Politikë

Pas 11 vitesh emigracioni në Firence investoi në vendlindje, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës nga Shkodra: Shqipëria ka nevojë për ne

31 Mars, 22:15| Përditesimi: 31 Mars, 22:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e Ndoc Fushës, i cili pas 11 vitesh emigracion në Firence, ku ndërtoi me punë dhe pasion një biznes të suksesshëm ndërtimi, ka bërë zgjedhjen e zemrës duke u rikthyer në vendlindje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ai ka ngritur një restorant për evente, duke sjellë një frymë të re në shërbim dhe mikpritje në këtë qytet.

‘Pas 11 vitesh emigracion në Firence, ku ndërtoi me punë dhe pasion një biznes të suksesshëm ndërtimi, Ndoc Fusha ka bërë zgjedhjen e zemrës duke u rikthyer në vendlindje. Në Bardhaj të Shkodrës, ai ka ngritur një restorant për evente, duke sjellë një frymë të re në shërbim dhe mikpritje, por pa harruar traditën e të parëve. Ndërkohë që edhe me krijimin e shoqatës "Besa Shosh", ai ka vënë në jetë një mision që shkon përtej biznesit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Dukagjinit', shkruan Rama.

Ndërkohë, Ndoc Fusha rrëfen se ka punuar në ndërtim dhe ka ngritur një firmë ndërtimi në emigrim, teksa shprehet se që kur iku u largua me mendimin për t’u kthyer.

Ai shprehet shumë i kënaqur dhe nuk pendohet kurrë për rikthimin në vendlindje.

“Jashtë fitova para, por këtu fitova qetësinë. Nuk jam penduar asnjë ditë që jam kthyer. Në vitin 1998 jam larguar për një jetë më të mirë, si një pjesë e madhe e rinisë shqiptare për të jetuar më mirë. Jam larguar në drejtim të Italisë në Firence, kam emigruar për 11 vite. Me ato kontribute që ruajta gjatë viteve kam investuar këtu në fshat, një bar-restorant, i shërbej komunitetit.

Çdo njeri që largohet për një jetë më të mirë, për të bërë një ndryshim duhet të mendojë një rikthim aty nga kemi dalë, sepse Shqipëria ka nevojë për ne, se ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne do ndihmojmë vendin tonë. Ato vite jashtë ishin vetëm vite pune dhe aktivitet, ndërsa këtu bën një jetë shumë të mirë për arsye se kur nuk të mungojnë njerëzit e tu nuk të mungon asgjë. Shqipëria ka ndryshuar dhe po ndryshon dhe do të garantojë jetë për shqiptarët dhe për ne në këtë vend shumë më të mirë”, thotë ai në video.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?