“Berisha donte t’ia jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte se Shqipëria nuk ka profesionistë”.
Kështu shprehet Haki Rrokaj, ish-inxhinier i përpunimit të vendburimeve të përpunimit të naftës dhe gazit, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga.
“Kur merr përsipër një qeverisje, merr përsipër përgjegjësitë. Ne nuk kemi as paratë, por tani kemi mbetur edhe pa mendje. Fakulteti gjeologji miniera, është shkolla ku unë kam përfunduar studimet, nuk ka një fushë që ë merret me studime specifike apo përgatitje specialistësh. Bota për gazin ka specialistë. Duhet një platformë që punët të bëhen nga specialistët. Të zgjodhën njerëzit që janë të fushës.
Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte ne nuk kemi përvojë. Ai, mund të mos ketë përvojë si doktor, sepse ai mund të ketë përvojë në salla operacioni apo salla kardiologjie, por pyet, pastaj fol.
Problemet që u krijuan me Greqinë, na kanë vonuar në zgjidhjen e problemit të kalimit të gazsjellësit dhe kalimit në rrjet. Ne kemi bërë disa takime për rrjetin shqiptar, me rusët, me grekët, me maqedonasit, janë bërë që në vitin 1990. Problemet që u krijuan nga politika deri në ‘95 kishin pasoja.
Pse greku donte që TAP-i të kalonte nga Igumenitsa, ishte çmenduri. Përveç distancës së madhe, thellësia ishte mbi 1000 metra. Kush është ai që do të shpenzojë kur ka mundësi të harxhojë më pak?
Pas Berishës ishte Ilir Meta kryeministër. Ai thoshte që tani që u ndërtua TAP-i Shqipëria ka një pavarësi të dytë. Sa TAP-a e TAP-a do të vijnë e do të ikin. Por ato nuk i japin pavarësinë Shqipërisë. Pavarësinë ia jep një platformë e qartë për të nxjerrë e përdorur gazin e saj”, u shpreh Rrokaj në Dritare TV.
Më tej duke folur për TAP, Rrokaj shprehet se Shqipëria nuk ka përfitime të mëdha nga ky projekt, përsa kohë nuk merr gaz.
“TAP-i është për mua një tubacion që kalon në Shqipëri dhe kaq. Tashmë është e domosdoshme që ato probleme që ju i keni trajtuar në emisionet që keni bërë me ekspertët, është e nevojshme të zgjidhet sasia e gazit që duhet siguruar.
E dyta, mënyra se si do të zgjidhet TEC-i i Vlorës, pasi kjo që kanë bërë tani është provizore. TEC-i i Vlorës do furnizim të pandërprerë. Në kushtet kur Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz, edhe në Shqipëri ka pasoja.
Dua të flas pak infrastrukturën e TAP në ato zona ku kalonte gazsjellësi. TAP-i nuk ka bërë infrastrukturë në Berat se ishte human. E ka bërë sepse ia ka dashur puna. Ndaj ka bërë diçka edhe për ne.
Ka numëruar karrot e dheut dhe thoshin kaq karroca me dhe i hoqëm për të bërë një urë kalimi me hapësirë 34 metra. Të thotë ky grupim i tillë me një potencial kaq të fuqishëm u mora me karrocat e dheut, nuk më duket normale. Thonë që kanë shpenzuar 19 milionë dollarë për Shqipërinë, por kjo është thikë me dy presa", tha Rrokaj.
Berisha fatkeqsia e kombit shqiptar????
PërgjigjuFIKS FARE....
Këtë Hakiun e la Meroja ke Tema e morët ju???????????? mjafton qe shan Saliun ose të thotë “fajin e ka Saliu” dhe direkt e publikoni. Pp si nuk bëtë një shkrim për varfërinë, ikjen masive të shqiptarëve, mingesën e medikamente në spitale, rënien e arsimimit, mos kreditimin e bujqesisë, vjedhjes qe po bëhet me rrugët qe kjo qrveti e ka cuar 22 milion euro km , tigrat 1,2, tuneli llogarasë, djegsit etj etj
PërgjigjuKrimineli hajdut Sali Flliqsira ēshtē bureci mē i zi nē tē gjith politikēn e historis Shqiptare. Nēqoft se spaku nuk e RRAS brēnda ktē qen tē ngordhur me emrin Salbajga spaku tė mos ekzistoi mē.
Përgjigju