Kronikë

Inxhinieri për Report TV: Emergjencë studimi sizmologjik! 'Rindërtimi' s'do bëjë asnjë pallat më shumë se 6 kate për të prekurit nga tërmeti

29 Janar 2020, 19:20| Përditesimi: 29 Janar 2020, 20:32

  • Share

TIRANË- Për inxhinierin Dhimitër Papa më shumë se sa rindërtimi, emergjencë është bërja e studimeve sizmiologjike, nisur dhe nga fakti që po vijojnë lëkundjet. I ftuar në studio, në hapësirën e edicionit qendror në Report Tv, për të folur për gjendjen e ndërtesave në një kohë kur lëkundjet nuk po ndalojnë, Papa tha se ndikimi është i pashmangshëm, ose siç ai e quan në terma më teknik, "i lodh banesat" duke rritur rrezikun. Theksin e vendosë në bërjen e hartave të reja sizmike për ndërtuesit në Shqipëri dhe për të vënë në pah rëndësinë e studimeve paraprake para se të bëhet ndërtimi ka dhënë një shembull të thjeshtë.

"Pas kaq shumë lëkundjesh janë "lodhur". Çdo tërmet sado i vogël ndikon në vijimësinë e dëmtimit. Duhet të bëhen studime gjeologjike dhe sizmologjike në të gjithë territorin dhe të ndërtohet harta sizmiologjike. 2 lekë sot për studime se 20 lekë nesër për rindërtime", tha Papa në Report Tv, teksa zbuloi se pallatet e ndërtuara për banorët e prekur nga tërmeti nuk do të jenë më shumë se 6 kate.

Duke qenë se nga studimet rezultuan se pallatet e ndërtuara rreth viteve '93, Papa ka dhënë 5 motivet se përse këto ndërtesa kanë shfaqur probleme.

"Cilësia e dobët e ulët materiale, edhe çeliku ka qenë i limuar, edhe objekti plaket, koncepti i mirëmbajtje inekzistet, ndërhyrjet nga njerëzit", përfundoi inxhinieri në studion e Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?