Ish-kryeministri Sali Berisha

Politikë

Inxhinieri Reso: Berisha ka tentuar dy herë të shesë kaskadën e Drinit!

21 Nëntor 2022, 11:48| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 13:25

  • Share

TIRANË- Inxhinieri Bardhyl Reso ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha, në kohën që ishte në pushtet kishte tentuar dy herë të shiste kaskadën e Drinit dhe për këtë ai zotëronte informacione dhe prova të sigurta.

Në një intervistë në emisionin “Shqip”  ai theksoi rëndësinë e madhe që kishte kjo kaskadë për vendin duke thënë se nëse do ishte shitur, vlera e energjisë do prekte shifra 3-fish më të larta se këto që paguajmë.

“Unë kam informacion që Berisha ka bërë dy tentativa q të shiste edhe kaskadën e Drinit. Në kohën kur ka qenë në pushtet ka thirrur dy persona, të parin nuk arriti ta bindte dot, thiri edhe tjetrin dhe as ai nuk pranoi, janë nga projektuesit e kaskadës së Drinit, njëri ka vdekur kurse tjetri është akoma gjallë, por asnjëri nuk ka pranuar. 

Berisha thirri njëri prej specialistëve kryesorë që ka qenë projektues në hidrocentralet e kaskadës për ta marrë këshilltar për energjitikën. Qëllimi ishte që të konsultohej me të se si të bëhej shitja e kaskadës së Drinit, të jepej me koncension, sic bëri me katër hidrocentralet e tjerë të vegjël.

Në po të mos kishim kaskadën e Drinit, cmimi i energjisë do ishte 3-fish më i lartë se sa po e paguajnë sot shqiptarët. Unë nuk e kuptoj si mund të shesësh burimet kryesore energjitike të një vendi, kur ato janë pjesë e Strategjisë Kombëtare”, u shpreh zoti Reso.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/11/2022 04:47

    I nderuar ing.Reso,perse habiteni?! Berisha shiti cdo gje qe mund te shitej,privatizoi ne menyre te dyshimte cdo gje qe mund te privatizohej,beri per skrap cdo gje i interesonte te perfundonte per //skrap//,kundrejt pageses dhe shkaterroi e nxorri jashte perdorimit cdo gje qe i interesonte te shkaterrohej dhe per pak sa nuk na shiti dhe neve.E harrove detin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?