Kultura

Inxhinieri tregon detaje nga biseda me punonjësit e Teatrit: Si jetoni këtu? Ne ishim 13 inxhinierë, pamë gjithçka

18 Qershor 2018, 11:04| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 15:10

  • Share

Inxhinieri Agron Hysenlliu, njëherazi drejtues i Institutit të Ndërtimit në Tiranë gjatë dëgjesës publike me arkitektë dhe urbanistë me kryebashkiakun Erion Veliaj ka thënë se edhe punëtorët e Teatrit ishin dakord me gjendjen e godinës.

Nga ana tjetër Veliaj propozoi që një përfaqësi aktorësh të takohet me grupin e inxhinierëve dhe urbanistëve për të kuptuar më mirë si qëndron e vërteta.

Diskutimi me Veliajn:

Veliaj: Me një përfaqësi të aktorëve, do të ishte ndoshta më mirë po t’i dëgjonin nga ju, sepse unë kam një funksion politik. Ne u besojmë verbërisht aktorëve për çdo gjë që ka lidhje me punën e tyre. Nëse jeni dakord në ditët e ardhshme, do të isha i lumtur të bënim një diskutim me përfaqësinë.

Hysenlliu: Ne jemi dakord, gjatë inspektimit iu kemi thënë ‘si jetoni këtu si rroni’, e ata kanë qenë dakord me ne. Ne kemi shkuar 13 inxhinierë aty e kemi parë skenë e çdo gjë nga afër. Për efekt sizmik objekti nga materiali ka krijuar çarje. Ta zgjidhim në mënyrë paqësore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?