Inzaghi mbreti i finaleve: Fituam një trofe që shume e dëshironim! Zhang, presidenti i Interit ngjitet lart në historinë e klubit

25 Maj 2023, 12:21| Përditesimi: 25 Maj 2023, 16:23

  • Share

Inter është rikonfirmuar si fituesi i Kupës së Italisë. Zikaltërit mposhtën 1-2 me përmbysje Fiorentinën në finalen e Romës, duke e çuar në 9 numrin e trofeve të Kupës së Italisë, njëjtë sa Roma, ndërsa vetëm Juventusi ka më shumë, 14 trofe.

Në ‘Olimpico’ Fiorentina e drejtuar nga Vincenzo Italiano kaloi shumë shpejt në avantazh, pasi në minutën e 3 Nico Gonzales shtangu zikaltërit, duke krijuar idenë e një nate shumë të komplikuar për Interin. Megjithatë po brenda pjesës së parë, në harkun kohor të tetë minutave, Lautaro Martinez me ‘dopietën’ e tij do të përmbyste rezultatin.

Ky rezultat falë ‘el toros’ do të mbeste i pandryshuar deri në fund pavarësisht se Fiorentina i shkoi shumë pranë barazimit në disa raste. Në fund kishte lot zhgënjimi te ‘vjolët’, që tani duhet të mendojnë për finalen e Conference League, ndërsa Interi e festoi gjatë trofeun.

Për zikaltërit kjo ishte hera e dytë rradhazi që fitojnë Kupën e Italisë, ndërsa gjithashtu ishte edhe trofeu i dytë brenda këtij sezoni pas Superkupës. Pas triumfit trajneri Inzaghi, që u konfirmua si njeriu i finaleve duke fituar 7 nga 8, u shpreh se ishte ‘tejet i lumtur’, pasi fituan një kupë që shumë e dëshironin. Me këtë trofe edhe presidenti Steven Zhang hyri në histori, pasi u bë presidenti i 3 më i suksesshëm i Interit. Deri më tani numri 1 i klubit ka koleksionuar 5 trofe, ndërsa vetëm Angelo dhe Masimo Moratti kanë më shumë se ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?