Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

Inzaghi: Ndeshja e parë deçizive, Barça ndër ekipet më të forta në botë

30 Prill, 09:37| Përditesimi: 30 Prill, 09:38

  • Share

Këtë të mërkurë (30 prill) në orën 21:00 Barcelona dhe Interi përballen në Spanjë për takimin e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League. Interi ka një provë force pasi ka tre humbje radhazi si dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë, duke humbur edhe vendin e parë në Serie A.

Në prag të sfidës për mediet foli trajneri i italianëve, Simone Inzaghi. Ai vlerësoi rivalin si një ndër ekipet më të forta në botë, teksa shtoi se ndeshja e parë do jetë deçizive.

‘’Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të tregojmë veten në maksimum sepse Barça është një nga skuadrat më të forta në botë. Duam të luajmë këtë gjysmëfinale. Ndeshja e parë ka gjithmonë shumë peshë.

Thuram nga minuta e parë? Do të vlerësojmë në orët e ardhshme dhe do të vendos pas stërvitjes finale të mërkurën në mëngjes.

Tre humbje radhazi? Djemtë kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme në katër vjet dhe java e fundit nuk e fshin këtë. Kemi arritur deri këtu dhe ka qenë një sezon emocionues deri më tani. Duhet të kishim bërë më mirë në tre ndeshjet e fundit, por ne jemi këtu duke konkurruar për të gjitha objektivat kur disa thanë se do të ishte e vështirë të futeshim në top katërshe në Itali.

Ne vijmë nga një javë e keqe dhe duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë. Duhet të bëjmë më të mirën kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Do të duhet të jemi të mirë për të bërë një lojë sakrifikuese kur është e nevojshme”, tha mes të tjerash Inzaghi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?