Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

Inzaghi: Për këtë që bën, ky Inter nuk merr sa duhet lëvdata! Bayern? I njoh mirë, më vjen keq për Asllanin

12 Mars, 12:46| Përditesimi: 12 Mars, 12:48

  • Share

Interi fitoi të martën 2-1 kundër Feyenoord për raundin e kthimit në 1/8 e Champions League. Tanimë zikaltërit kanë mësuar se në çerekfinale do ndeshen me Bayern Munich, duke rikthyer në kujtesë finalen e fituar nga ta 0-2 kundër bavarezëve në edicionin 2010, kur siguruan tripletën.

Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi lavdëroi ekipin e tij dhe tha se nuk marrin lëvdata sa duhet. Ai u ndal edhe te rivalët e ardhshëm, duke thënë se i njeh, ashtu siç shprehu keqardhjen për ndëshkimin me karton të verdhë të Kristjan Asllanit dhe mungesën e mesfushorit kuqezi në ndeshjen e parë kundër bavarezëve.

"Ne donim shumë të bënim mirë. Djemtë ishin të mrekullueshëm, vazhdoj t'i mbush me lëvdata sepse e meritojnë, për atë që po bëjnë dëgjoj pak lëvdata, por ajo që bëjnë tifozët gjatë ndeshjeve na mjafton", tha Inzaghi.

Trajneri foli edhe për ndeshjen e radhës në Champions, atë kundër Bayern Munich.

"Do të jetë një ndeshje e komplikuar kundër Bayernit, tashmë i kemi takuar më parë, si me Interin ashtu edhe me Lazion, janë solid dhe të stërvitur shumë mirë, por ne do të luajmë, kemi luajtur gjithmonë me klubet e mëdha. Më vjen keq për mungesën e Asllanit", tha Simone.

Pastaj trajneri fokusohet në debutimet e Berenbruch dhe Cocchi.

"Sot (dje) kanë ardhur dy djem nga Primavera, e dinë që edhe ata duhet të na japin dorën sepse për momentin jemi mjaft të dëmtuar. Ka një punë që po bëhet shumë mirë, janë dy djem që punojnë shumë mirë, stërviten rregullisht me ne, e kanë merituar këtë mundësi, kanë cilësi shumë të rëndësishme teknike. Dhe në stol ishte një i tretë, Aidoo, që isha gati ta fusja në fushë", vijoi ai.

Më pas vështrimi i Inzaghit zgjerohet: "E di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Interit, ka pasur kaq shumë gëzime dhe disa zhgënjime në këto 200 ndeshje. A jemi në garë në të gjitha kompeticionet? Çdo ditë mësojmë gjithnjë e më shumë. Ky ekip ka në ADN-në e tij nevojën për të luftuar në të gjitha garat", tha Inzaghi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?