Foto e gazetes RD

Ironia/ Kur 'RD' akuzonte Metën se donte të vriste Topallin, sot shan ish-kryeparlamentaren dhe mbron Presidentin

29 Tetor 2020, 11:12| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 11:19

  • Share

Një faksimile e “Rilindjes Demokratike’ e vitit 2000 ka bërë xhiron e rrjetit vetëm një ditë pas gazeta në fjalë sulmoi Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.

Bëhet fjalë për organin e shtypit të PD, që e akuzonte ish-kryeministrin Ilir Metë si organizator të një atentati ndaj Topallit. Gazeta në fjalë shkruante se ‘Një bandë e Ilir Metës dhe e Spartak Poçit pengon me armë nënkryetaren e parlamentit në Peshkëpi të Vlorës”.

Por për ironi, 20 vite më pas Partia Demokratike dhe si rrjedhojë edhe gazeta e saj ka ndryshuar ‘preferenca’. Sot, dashuria e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës për Metën sa vjen e shtohet. Sikurse shtohet edhe mllefi për ata që mendojnë ndryshe nga PD./Javaan

Komento

Komente

  • O tej: 29/10/2020 15:26

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
    • Dea: 29/10/2020 20:40

      Nuk keni nga ja mbani sepse zullumet e Patise Demohaidute nuk kane te sosur.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?