Serbia është mentori i Shqipërisë në rrugën drejt pranimit në International Asociassion Policy, një organizate policie që numëron 60 vende. Në këtë kuadër, Ipa Albania ka zhvilluar një vizitë në Beograd e ftuar nga IPA Serbia.
Gjatë vizitës zyrtare në Beograd, delegacioni shqiptar është pritur në Akademinë e Policisë "Zemun".
"Ju vini për herë të parë në universitetin tonë dhe shpresoj të jetë fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm", u shpreh prof.dr Sasa Mijalkovic,– Zv. Rektor i Akademisë.
Ndërsa zv. drejtori i Akademisë shqiptare të policisë, Bilbil Dervishi shprehu kënaqësinë e zhvillimit të këtij takimi.
"Akademia jonë është rikrijuar para 5 vitesh. Në shtator bën 50 vjetorin, por ka qenë mbyllur për një periudhë kohe. Jemi anëtarë CEPOL-it dhe nëpërmjet CEPOL do jemi në kontakt për shkëmbim eksperiencash", tha ai.
Më tej, Dervishi theksoi se "Rektori Bilbil Mema ka qenë president i IPA Albania, duke shfrytëzuar bashkëpunimin mundet që eksperiencën tuaj për akreditimin ta shfrytëzojmë maksimalisht".
Anëtarët e delegacionit shqiptar patën mundësinë të njihen me mënyrën e punës dhe funksionimin e Universitetit të Policisë Kriminale, si dhe të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fusha të ndryshme. Po kështu kjo eksperience vlen edhe për reformën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Akademinë e Policisë.
Delegacioni shqiptar drejtohej nga sekretari i Përgjithshëm i IPA Albania, Bilbil Dervishi, Prof. Nebojsa Pantelic, President i Asamblesë Kombëtare të IPA Serbisë dhe Kryetarja e Ipa Scodrinon Edra Beci.
Bilbil Dervishi degjeneroj dhe u kthy në politikan me zgjelljet e funit,.. kjo Edra ka degjeneru ka her se nuk ka lan k.. drejtori pa thy në Shkoder...qa dan me ba kur te plaket ,,..
PërgjigjuIPA nuk eshte strukture e financuar nga BE! Nuk ka te beje fare me punen e policise porme trajtimin e pjesetarve te policise. Eshte nje forme pak a shume piramidale, ku ne i takon te kemi referal Serbine dhe normalisht jemi te fundit. Cdo anetaresim personi paguhet 100 euro dhe per kete nuk leshojne dokument.
Përgjigju