Politikë

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

3 Qershor, 15:58| Përditesimi: 3 Qershor, 16:04

  • Share

Mbi 44 milionë euro, prej të cilave 30 mln janë grant, do të jepen nga Komisioni Evropian për dixhitalizimin në Shqipëri. Fondi jepet në kudër të programit IPA III dhe do të mbështesë financiarisht 4 sektorë: dixhitalizimi dhe siguria, dixhitalizmi i shërbimeve për biznesit, aftësitë dixhitale dhe transformimi i arsimi si dhe qytetari dixhital, të dhënat dhe privatësia.

“Bëhet fjalë për ngritjen e një sistemi të plotë te popullimit të të dhënave që burojnë nga shërbimi radiologjik në spitale dhe qendra shëndetësore, që mos të lëvizin më nëpër dyer spitalesh apo mjekësh cd dhe skanera, por të gjitha këto të jenë të vendosura në një sistem unik dhe që mund të konsultohen nga cdo doktor në Shqipëri. Ekziston edhe mundësia të përfshihen spitalet private”, tha Taulant Balla/ Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Një pjesë e fondeve të paraanëtarësimit do të shkojnë edhe për forcimin e sigurisë kibernetike tha ministri Balla, i cili prezantoi ligjin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

“Siguria kibernetike, ku do të mbështetet AKSHI për blerjen e softuerëve të avancuar si “Threat Intelligence”, monitorimin e “dark ëeb” dhe ngritjen e një server room të ri për të forcuar kapacitetet mbrojtëse”, vijoi ai.

Progami i IPA III për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale përfshin edhe pajisjen me laptopë të 5500 mësuesve të shkollave të mesme si dhe rishikimin e kurrikulës së Teknologjisë së Informacionit.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 04/06/2025 15:59

    Ne fushen kibernetike ose " Cybersecurity " , kundrejt hackers dhe hakerimit qe i behet programeve software, ne Ekonomi - banke, Security, per te te nxjerre emra te dyshimte, llogari te fshehta, komunikime te fshehta, ose cdo veprim qe perfshihet ne " Cybersecurity war", " fishing companies "dhe individe te vecante qe quhen " mercenaret e paradoksit", jane si te thuash, ne target te " tregut te zi" te perfitimeve dhe sigurisht qe dixhitalizimi dhe exellenca e perdorimit te komunikimeve cyber per te luftuar nhe nga konkurrentet ne treg kerkon investim. Pyetja eshte ku mund te gjejme " excellent Cybersecurity " counter attack????!

    Përgjigju
  • five company: 04/06/2025 15:25

    Eshte perseri per tu mbeshtetur " donatori" europian per fondet kete rradhe per shendetesine. Nuk do ndalem gjate, por ne lidhje me teknologjine dixhitale dhe shfrytezimi i saj ne sektorin e shendetesise do te thote " se sa me perfekte dhe e realizuar eshte teknologjia qe perdoret per te ndihmuar sektoret e shendetesise; aq me e komplikuar dhe e rrezikshme shfaqet pandemia e rradhes"! Por ne si qytetare, per te mbrojtur shendetin e femijve tane ( dua te them nga donatoret pa donacion), mund te veshtrojme te gjithe antenat dixhitale te telefonise celulare dhe interneti, natyrisht dhe ndotjen industriale te ambientit. Psh nje nga donatoret e kompanise hungareze te ONE, duhet, sipas mendimit, te jape nje sqarim me inxhinierik ne fushen e komunikacioneve dhe fushen induktive qe krijohet nga antenat satelitore, ajri i jonizuar dhe telat percjelles te rrymes elektrike ku ngarkesen me te madhe e petmban antena dixhitale. Sigurisht i ardhur nga Hungaria nje vend ish komunist i bllokut te Lindjes do gjeje shume te perbashketa me politikanet tane, natyrisht nhe vend ish komunist i bllokut te Lindjes, vetem se nuk i perkasim " TOKES PA UJE"!!!???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?