Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në interpelancën e sotme në Kuvend lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkuesit të interpelancës, deputetit Agron Shehaj.
Me keqardhje shoh që salla është bosh me ata që folën me terma të gabuar me referencë të gabuara me ulërima për të kërkuar mocion. Dhe këtu mungojnë të dëgjojnë përgjigje sot nesër e sa herë thirrem. Kontributi i BE në bujqësi i një rëndësie të veçantë. Është për qeverinë shqiptare, për të vijuar më tej progresin e nisur. Para 5vitesh filloi IPARD 2 pas një procesi akreditimi. Dua të rikujtoj një program me fonde të BE-së në masën 75%, 25% të qeverisë, 96 milion euro në total. Ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare, në vlerën e shtuar të produktit shqiptar. Pa këtë mbështetje, kjo ekonomi bujqësore nuk do ishte kjo që shohim. Para 5 vitesh në mungesë të pikave të grumbullimit, bëhej në shesh. Malli shkonte nga fushat në kontejnerë. Sot është e domosdoshme temperatura 6, 7 gradë celcius
Investimet në sera, është transformuar nga plasmasi në sera moderne. Mundëson rritje me 20% të prodhimit. Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug. Janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Eksporte në mbi 80 tregje elitare. Janë 73 investime në sera, Divjakë Lushnje, Berat, Fier. Sipërfaqja në sera nga 1 mijë hektar në 2 200 hektar, janë realizuar 1307 investime në produkte bujqësore. Kanë lehtësuar punën e krahut. Por kanë ndihmuar në daljen në treg. 72 pika grumbullimi. Kanë ndikuar në cilësinë e produktit në eksport. Ngritje agro-turizmesh dhe kanë dhënë turizmi rural shtyllë kurrizore 80 investime në agro turizëm.
Ushtrojnë presion në prodhimin e brendshëm ushqimor. Agro turizëm angazhon 11 ha. 46 investime në kantina vere dhe nuk më thotë njeri këtu që nuk është krenuar me verën shqiptare dhe na bën krenar me eksporte. 34 investime në ferma dhe stallë. 40 fabrika përpunimi agro ushqimor, 31 investime për energjinë e rinovueshme, çdo mbështetje nga IPARD është evidentuar dhe e prekshme në çdo cep të vendit. Faktet nuk mund të mohohen,. Sipas INSTAT në 5 vitet e fundi, bujqësi është rritur 1.3 miliard euro, nga 2.5 më 3.8 miliard. Bujqësia është drejt rritjes. Ky është një proces, i cili si për çdo vend ka si objektiv përmirësimin institucional. Ka një qasje të raporteve që ju i bën referencës. Në përfundim të hetimit u përcoll autoriteteve shqiptare përmes digji agri, ekstrati i raportit nga zyra e tij në tetor të 2023.
U dorëzua në qeverinë shqiptare. E rëndësishme të theksoj rolin e komisionit, digji agrit. Raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna me digji agrin ka nisur në fund të vitit të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Të dy komitet e IPARD i bëjnë referencë gjithë kësaj punë që kemi bërë. puna për të cilin kemi marrë angazhim ka filluar në janar të këtij viti. Është miratuar struktura e re për AZHBR, forcon mekanizmat parandalues. Mbështetur në procedura ligjore po evidentohet roli i konsulentit. Konsulenti që zgjidhet nga përfituesi, të jetë informacion publik për këdo. Të gjitha strukturat tona po ndërmarrin masat për standardet e menaxhimit. Përgjatë këtyre muajve kemi punuar fort dhe kemi marrë vlerësime. Ato letra nuk erdhët të na i sillni. Kemi shumë punë ende.
Nuk kemi dalë të bëjmë politikë me këtë raport. Kemi ulur kokën për disa çështje që duhet të punojmë. Pse nuk erdhët vjet në tetor kur progres raporti evidentoi janë 72 parregullësi nga strukturat tona të auditimit, që raportuan parregullsi. Ne në ministri nuk kemi zgjedhur të bëjmë diskurs politik, por nuk i trembemi. IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon institucion më të fortë dhe plotësimin e më shumë dokumentacioneve. Përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike nuk e ndihmon procesin aq më pak fermerin. Kemi treguar se ia kemi dalë kur ka pasur nevojë për ndryshime institucionale. Do ia dalim në një kohë optimale për një plan veprimi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime
G.K//ReportTv.al