Sociale

I-Phone në bibliotekën e burgut, drogë, celular vetëm 6 cm, një tjetër i mbushur me sms! Çfarë gjeti policia në kontrollin blic, Report Tv siguron raportin

22 Shtator 2022, 13:04| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 17:08

  • Share

Telefona celulari të ndezur, gati për komunikim, ndonjë prej tyre i vendosur edhe në ambientet e përbashkëta si në bibliotekë siç ka ndodhur në Peqin, janë sende që rëndom i gjenden të burgosurve në burgjet e vendit. Report Tv ka siguruar raportin e fundit të bërë nga Policia e Burgjeve ku jepen disa raste kur janë evidentuar sende të paligjshme. 

Në raport thuhet se një nga sfidat kryesore të sistemit të burgjeve është parandalimi dhe kapja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, sende për të cilat posedimi i tyre tashme prej vitit 2016 është kriminalizuar duke u parashikuar edhe si vepër penale. Policia e burgjeve paralajmëron se masat do të jenë të ashpra ndaj kujtdo që shkel ligjin.

 “Sqarojmë se për të gjithë të burgosurit të cilët janë konstatuar në mbajtje dhe përdorim të sendeve të ndaluara, përveç procedurave disiplinore janë aplikuar edhe regjime të tjera të sanksionuara nga aktet rregullative në fuqi siç është dhe regjimi i mbikëqyrjes së veçantë. Nga ana tjetër lidhur me këto veprime ndaj tyre ka filluar procedimi penal për konsumimin e veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg” parashikuar nga neni 324/a i K.Penal, hetim i cili fokusohet edhe në drejtim të idetifikimit të personave që kanë bashkëpunuar apo krijuar lehtësira për futjen e mbajtjen e tyre si nga stafi apo bashkëpuntorë të tjerë”, thuhet në raporti.

Pjesë nga raporti i Policisë së Burgjeve

Rrogozhinë, i-Phone në bibliotekën e burgut

Në kontrollin e datës 08.09.2022, në IEVP Rrogozhinë, kontroll ky i realizuar nga forcat e sigurisë së vetë IEVP nen drejtimin e shefit të policisë ka rezultuar: Në ambientet e përbashkëta të të burgosurve e konkretisht në Bibliotekë, është gjetur dhe bllokuar  1 (një) aparat  celulare i markës “Iphone 6”, ngjyre e zezë.  U hartua dokumentacioni përktes si dhe kryer njoftimet për SHKBB e cuila do vijoje procedurat ligjore lidhur me procedimin penal dhe identifikimin e autoreve të mundshëm posedues/përdorues apo autor të futjes së tij.

Lushnje, telefon në qeli  i mbushur me mesazhe

Në kontrollin e datës 13.09.2022, në IEVP Lushnje (nga forcat e policisë se institucionit) nga kontrolli i ushtruar nën drejtimin e Shefit të Policisë gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, të dënuarit L. R iu gjet një telefon Smartfon, me karikues dhe në gjendje të ndezur. Është hartuar dokumentacioni dhe është njoftuar ShKBSB për veprime të mëtejshme. Siç shihet aparati është i ndezur e madje ne ekran ka sms të ndryshme të cilat natyrisht do jenë në funksion të hetimit penal dhe lehtësojnë procesin e të provuarit të autoresisë së tij apo dhe bashkepuntor.

Durrës, drogë në qeli

Në kontrollin e datës 19.09.2022, në IEVP Durrës kryer nga forcat e policisë se institucionit Në dhomën 1, kati 1, sektori 2, Godina A, në komodinën e të paraburgosurit Xh. K, u gjetën tre qese të mbështjellë me letër celefoni, me peshe afersisht rreth 10 gr, brenda të cilëve bindshëm  dyshohet të këtë lëndë narkotike. U njoftuan për veprime të mëtejshme hetimore Specialisti i ShKBB dhe sektori i antidrogës në Komisariatin e  Policisë Durrës.

Celular edhe në Shkodër

Në kontrollin e datës 20.09.2022, në IEVP Shkodër kryer nga forcat e policisë së institucionit ka rezultuar: Në dhomën nr.4, sektori 1, kati 1, Godina 2, është gjetur 1 celulare i tipit “L8 Star” që i përkiste të dënuarit N.I. Menjëherë janë marre masat për plotësimin e dokumentacionit, raporte shërbimi, proçesverbal bllokimi si dhe njoftuar SHKBB për kryerjen e veprimeve në funksion të procesit penal.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtori: 22/09/2022 16:57

    1000 € telefoni ne burg, lere pastaj drograt.. E lejet fundjave e heqja e diteve te burgut per pune te mire Dhe gjoja pune ne burg... U bene drejtorat miliardera per 1 mandat, Ja kaluan deputeteve e ministrave, Me vila e makina 100 mije € e biznese ne emer Te kunatit e baxhanakut, sikur hajme bar ne, Duken gjerat sheshit.. i ke naten neper lokale Me vere 500 € shishen dhe ushqime alla Nustreti..

    Përgjigju
  • Njoni: 22/09/2022 15:31

    Te burgu I peqinit dihet kush i fut gjojnat e paligjshme . Grupi I gatshem me në kryje xhevahir sharken. E ca te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?