Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 mund të ishte parandaluar, nëse Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshironin të bënin një gjë të tillë, ka deklaruar Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik (IPPR)
Në raportin e tij të dytë, IPPR ka thënë se mund të ishin ndërmarrë disa hapa për të parandaluar përhapjen e virusit. Sipas ekipit të hetimit përhapja u mbajt fillimisht e fshehur për shkak të së cilës virusi u përhap në të gjithë botën.
Është e qartë nga ky raport se jo vetëm Kina është fajtore për futjen e botës në krizën kundër COVID-19, OBSH ka marrë pjesë indirekt në të. Hetuesit thonë se për shkak të fshehjes së pandemisë, ajo u përhap në të gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina kanë mundur të reagojnë më shpejt, menjëherë pas paraqitjes së sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
IPPR është themeluar nga OBSH-ja, në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetësisë në Maj 2020, shtetet anëtare miratuan një rezolutë të rëndësishme në të cilën i bëri thirrje OBSH-së të fillojë një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të mësimeve të nxjerra nga reagimi shëndetësor ndërkombëtar ndaj COVID-19.
Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpallë në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.
Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Wuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty. Aktualisht në Kinë gjenden 13 ekspertë të OBSH-së, të cilët po vlerësojnë situatën.