Pas 22 vitesh pritje Ipswich Town nga sezoni i ri do jetë pjesë e Premier Leagues angleze të futbollit. Skuadra e trajnerit Kieran McKenna fitoi këtë të shtunë 2-0 kundër Huddersield dhe pozicionohet kështu në vendin e dytë në tabelë, duke arritur objektin madhor.
Një pikë i duhej Bluve në shtëpi, teksa mijëra tifozë shoqëruan lojtarët dhe i mbështetën në stadium. Në fund festa ishte e madhe, ndërsa ultrasit zbritën në fushën e lojës për të festuar këtë sukses që pritej për më shumë se dy dekada.
Pas Leicester City, tanimë Ipswich bëhet skuadra e dytë e konfirmuar që sezonin e ri do jetë pjesë e PL në Angli. Nga ana tjetër, fat i keq për Huddersfield që pas kësaj ndeshje u rrëzua në Ligën e Parë.
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) May 4, 2024