Njëra prej bazave ajrore të sulmuara nga Irani, baza në Al Asad, është aq e madhe, saqë në kohën e pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, fillimisht kishte kinema, pishina, restorante dhe dy linja të brendshme të autobusëve.
Kjo bazë është ndërtuar në vitet e tetëdhjeta për ushtrinë irakiane dhe ndodhet në terren shkretinor, rreth 100 milje në perëndim të Bagdadit.
Megjithatë, pas futjes së trupave amerikane në Irak në vitin 2003, ajo u bë një ndër bazat më të mëdha për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe u transformua shpejt.
“Ndodhet në mes të shkretëtirës dhe është e rrethuar nga të gjitha anët me gurë dhe shkurre”, kishte raportuar një gazetar i BBC-së vite më parë.
Trupat amerikane ishin tërhequr nga kjo bazë në vitin 2010 dhe ajo u ishte dorëzuar forcave irakiane. Megjithatë, pas forcimit të Shtetit Islamik në provincën Anbar, baza ishte sulmuar nga militantët.
Në vitin 2014, amerikanët u kthyen në këtë bazë dhe kishin investuar në të, duke e përmirësuar infrastrukturën.
Më 26 dhjetor të vitit 2018, këtë bazë e kishte vizituar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ai kishte thënë se ushtarët e ndodhur në këtë bazë kishin luajtur një rol jetik për ta mposhtur ISIS-in në Irak dhe Siri.
Lajmi kryesor: