Irak, një tjetër gazetar i vrarë i shtohet listës së gjatë të gjakut në Bagdad

11 Shkurt 2020, 17:18| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 17:22

  • Share

Në Irak, burimet e lajmit, gazetarët, studiuesit dhe aktivistët janë vënë në shënjestër. Të thuash se çfarë po ndodh në vendin e dy lumenjve është bërë më e rrezikshme se sa edhe periudha e përplasjeve të forta gjatë pushtimit amerikan.

Viktima e fundit në frontin e lajmeve është drejtori i televizionit lokal ‘Al Rasheed’, Nizar Zannoun, i cili sot u vra në një pritë në lagjen Al Jamaa të Bagdadit.

Zannoun i bashkohet listës së gjatë të gjakut, që përkon pjesërisht me shpërthimin e protestave në të gjithë vendin dhe me vrasjet e reporterëve dhe aktivistëve.

Në janar, kolumnisti i ‘TV Dijlah’ Ahmed Abdul Samad dhe kameramani i tij Safaa al-Ghali u qëlluan për vdekje ndërsa po ndiqnin demonstratat antiqeveritare në Basra, në jug të vendit.

Abdul Samad kishte ndjekur lëvizjen protestuese që në ditët e para, dhe sipas njoftimeve të mediave lokale ai kishte kritikuar hapur rolin e Iranit në trazirat Irakiene.

Sipas një raporti të Kryqit të Kuq, të transmetuar nga ‘Rudaw TV’, vetëm në dhjetor 68 aktivistë dhe gazetarë u zhdukën pasi në ditë të ndryshme ishin rrëmbyer nga grupe të panjohura: vetëm dymbëdhjetë prej tyre janë liruar, ndërsa 56 janë ende të humbur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?