Drejt Punës

Irakli Shkoza, fermeri që u kthye nga SHBA dhe solli frutat ekzotike në Divjakë! Farat nga Afrika dhe Amerika Latine kultivohen në fushën më pjellore të Shqipërisë

4 Gusht 2021, 15:03| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 21:37

  • Share

Fushat e Divjakës nuk shquhen veç për prodhimin e shalqirit e perimeve por së fundmi po kultivohen dhe frutat ekzotike. Irakli Shkoza, agronom në profesion emigroi pas '90-ës në SHBA dhe prej 3 vitesh tashmë është rikthyer në Divjakë, me një vizion të ri.Ka kultivuar në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, fruta dhe perimeve ekzotike.

Kjo është e vetmja fermë që merr farat në Afrikë dhe në Amerikën e Latine për ti mbjellë në fushën më pjellore të Shqipërisë.

Por pse ka zgjedhur pikërisht Divjakën?!

"Divjaka ka një favor të jashtëzakonshëm. Kemi një klimë të mirë për kultivimin e kulturave bujqësore. Për të futur dhe bimë të reja dhe kultura të reja që nuk janë zhvilluar më parë.  Ne kemi krahasuar klimën e Divjakës dhe vihet re se kjo zonë ka një klimë shumë të favorshme për kultivimin e disa kulturave që nuk janë bërë më përpara. Duke nisur nga kjo ne kemi 2-3 vite që merremi me një lloj testimi me disa kultura sipas mundësisë që kemi pasur për të vërtetuar se ekziston mundësia për të futur kultura të reja. Në këtë sere të thjeshte kemi dy lloje kulturash. Frutin e pasionit (marakuja) që është shumë i kërkuar dhe i krahasuar me produktet që vijnë nga importi, cilësia është shumë e mire sepse konsumimi është i freskët. Është shumë i kërkuar", shprehet Irakliu.

Kushtet e përshtatshme klimaterike kanë rritur besimin tek Irakliu i cili pasi ka testuar prodhimin e frutave ekzotike në Divjakë, u bën thirrje gjithë fermerëve të nisin sa më shpejt kultivimin e tyre pasi tregu është i sigurt ne Europë e gjetkë.

 "Është e vlefshme që ky produkt të shtohet. Nuk kërkon sera moderne. Të thjeshta siç kërkon çdo serë. Ideja jonë është që fermeri shqiptar krahas produkteve tradicionale duhet të fusë dhe kultura të tjera", vijon ai.

Për herë të parë këtë vit Irakli Shkoza ka futur në prodhim një frut krejt të veçantë me origjinë nga Zelanda e Re. Kivano e fushave të Divjakës shkon e gjitha për eksport.

"Produkti i dytë që kemi në këtë serë është Kivano. E kemi future këtë vit. Është kjo këtu. Është një produkt që Evropës i vjen nga Zelanda e Re dhe Australia. Imagjinoni çfarë largësie dhe vjen me një çmim goxha të shtrenjtë. Prodhohet kur ne nuk prodhojmë këtu. Ne mund të jemi një lloj kompesuesi. Këtë vit e futëm për herë të parë. Në një sipërfaqe shumë të gjerë dhe rezultati ishte befasues. ", thotë Irakli Shkoza.

Ka disa mënyra për kultivimin e Kivanos.

"Kivano në fushë. Ka disa mënyra për ta kultivuar. Me rrjeta, pa rrjeta, me rafte. Kjo bimë do pak ngritje sepse prodhimi bëhet më cilësor. Në kushtet tona e mbjellim shumë mirë dhe në fushë. Nuk e kemi mbjell në kohë, pak vonë, por ekziston mundësia për të pas dhe prodhim të hershëm.  Edhe këtu kemi Kivano. Kemi përdorur mjete rrethanore. është e fuqishme. Tenton të ngrihet në lartësi", vijon fermeri.

Irakli Shkoza na tregon dhe vlerat ushqimore të Kivanos dhe Frutit të Pasionit.

"Ky është viti i parë i Kivanos dhe është një produkt shumë i kërkuar për Evropën. Në Shqipëri nuk njihen. Kivano në vetvete është një produkt që përdoret në kokteje, Ka një shije mes trangullit, limonit dhe bananes. Por në kokteje i përzier me ingredient të ndryshëm, jep shije të ndryshe. Freskus. Por nga ana tjetër kanë vlera të larta ushqyes. Kivano ka vitaminë C më tepër se sa limoni. Përveç saj ka dhe disa vajra që janë të dobishme për organizmin. Ndërsa fruti i pasionit ka një aromë të mrekullueshme. Konsumatorët  që e hanë për herë të parë ndjejnë aromë. Konsumi i një fruti pasioni në darkë jep efekte qetësuese. Kanë vlerat e veta secili. Kompensojnë vlerat që ju mungojnë perimeve dhe frutave të zakonshme", deklaron ai.

Shohim nga afër fermën e Irakliut, ky ai me pasion rrëfen ecurinë e frutave e perimeve që i ka mbjellë fillimisht për testim dhe kur mbledh frute shton sipërfaqen.

"Kjo është Tomarrilo. Është një bimë që futet në familjen e solonaciove ku futet dhe domatja. Ne vetvete është si domatija, por ka një shije sikur i ke futur erëza. Është shumë e veçantë dhe e rrallë. Ne vetëm një bimë kemi. Jemi në fazën e testimit. Kjo është shizales. Futet edhe kjo tek familja e domateve. Ka një shije shumë të mirë dhe për diabetikët është shumë e rëndësishme. Ka efektivitet shumë. Kemi dy vjet që e kemi futur si produkt. Prodhohet në fushë, nuk ka nevojë për sera", thotë ai.

Në këtë fermë të Divjakës gjen edhe bimë që përdoren në industri.

"Kemi dhe Lufa. Nuk është për konsum. Brenda është sfrungjer. Është sfrungjer organik. Përdoret në vend të sfrungjerit nga personat që kanë alergji. Bëjnë dhe sapun me këtë. Ne e kemi mbjellë për një qëllim tjetër. Meqë hidroponia (Hidroponika është kultivimi i bimëve pa përdorur token, dheun) ka filluar të shtohet shumë kohët e fundit dhe një nga bazat material që përdoret është leshi I arrive të kokosit, ose siç kemi ne halat e pishës. Ne mendojmë që kjo mund ta zëvendësoje arrën e kokosit. Po e shikojmë si mundësi. E testuam pak, por kishim pak këtë vit. Mendojmë ta përdorim për këtë qëllim". 

Fruti i dragoit, patatja e ëmbël, pepino, guava, kumbulla e krishtlindjes,  janë të tjera fruta me origjinë nga SHBA-të dhe Amerika e Jugut që i gjejmë në fermën e Irakli Shkozës në Divjakë.

"Kjo është patatja e ëmbël. E kemi pasur dhe para disa vitesh. Fidanët I kemi pas marrë nga SHBA. Është një produkt me interes sepse deri më tani nuk e ka mbjellë kush. Këtu është një prodhim tjetër. Dragon frut, ose fruit i dragoit. Ata që njohin fikun e detit, por nuk ka gjemba. Mund të kultivohet shumë mirë. Duhet të rregullojmë disa gjëra. Hijezimi. Dielli është shumë I fortë në verë këtu. Është viti i dytë dhe në të tretin futet në prodhim. Kemi besim që prodhohet në Divjakë dhe në të gjithë zonën bregdetare.

Ky është një frut tjetër. Quhet pepino. E ardhur si bimë është nga Peruja. Ka një shije shumë të pëlqyeshme. Nuk ka ëmbëlsirën që kanë pjeprat tonë. E hanë shumë diabetikët. Bëhet shumë mirë në serat tona. Nuk e njeh tregu dhe ndaj duam që të prodhojmë ato bimë që nuk i njeh tregu jonë.  Ky është fidani i frutit të pasionit. Ne duhet ta kishim mbjellë në fushë. E kemi bërë vetë fidanin.  Kemi një bimë shumë shumë të veçantë. Guava është e veçantë, pasi kur kam takuar njerëz  që kanë qenë në Amerikën Latine i kam pyetur kush është fruit që konsumohet më shumë atje dhe më kanë thënë Guava. Nuk e njihja. Hapa internetin dhe e e njoha. Porosita djalin në Gjermani. I thash më gjej frutin Guava. E gjeti, i hoqa farat dhe ky është rezultati. Guava është kjo këtu. Është bimë për sera, por fruit i saj është shumë popullore në Amerikën Latine.

Kumbulla e Krishtlindjes, është një bimë që rritet në varëse. Është zbukuruese, por jep dhe fruta. Frutat vijnë në frutat e Krishtlindjes. Në dimër të acartë futet Brenda.

Duket si diçka e zakonshme, por ne mendojmë që mund të jetë një nga më të rëndësishmet për ne. Lemon Gras përdoret si puna e preshit dhe qepës. Përdoret në sallata. Pjesa e gjetheve mund të përdoret dhe për destilimin e disa vajrave që janë në farmaci për problem shëndetësore, ose për ushqimin njëlloj si vitaminat.  Mini kivi nuk e njohin të gjithë. Është pa push dhe konsumohet si kumbull. Është shumë i mirë dhe kagoxha kërkesa. Fexhoa, mini guava. Kultivohet jashtë. Është dhe si bimë zbukuruese, por bën dhe fruta shumë shumë të mira", tregon fermeri.

Bashkë me Irakli Shkozën në këtë fermë punon dhe Vasili Nikolovski nga Maqedonia e Veriut i cili prej disa vitesh është shpërngulur dje jeton në Divjakë.

"Kam ardhur këtu 2 vjet më parë të merrem me kultivimin e mjedrave. Unë kam gjetur këtu të gjitha kushtet e përshtatshme për të kultivuar ato në sera normale, jo sera të teknologjisë së lartë por tejet ekonomike të cilat mund të lejojnë prodhimin e shumë gjërave. Ne e kemi filluar biznesin me Rakin...  jemi dy biznesmenë shumë ambiciozë, e kemi filluar me kultivimin e frutave tropikale si Maracuya, Frut Pasioni, pas asaj ne kemi vazhduar me çfarë kemi mundur, duke gjetur farat. Tani kemi arritur të vendosim një marrëveshje me një kompani kroate dhe shpresoj të mund ta zgjerojmë më shumë. Sepse kushtet në Divjakë janë të shkëlqyeshme.

Siç e dini një nga produktet më të shtrenjta për prodhimet në serë, është ngrohja. Këtu ngrohja është falas, për shkak të motit të përshtatshëm dhe diellit. Dhe faktori tjetër është drita dhe këtu keni mesatarisht 300 ditë dritë, në Maqedoni janë 270 ditë me diell, kjo 10% më shumë është shumë herë më e shtrenjtë dhe më e rëndësishme.  Siç mund ta kuptoni ne jemi njerëz shumë kurioz dhe kultivojmë çdo gjë për të cilën ne mund të gjejmë fara. Ne do ta rrisim më shumë këtë. Ne bashkëpunojmë me disa kompani dhe po zhvillojmë bisedime me disa investitorë të mundshëm, për të arritur sasinë e nevojshme të prodhimit për ta tregtuar atë, sepse kjo është një sasi prodhimi thjesht për ta testuar", ka thënë se Vasili Nikolovski.

Fermeri dhe agronomi i suksesshëm Irakli Shkoza ka një vizion të qartë për të shtuar kulturat e reja bujqësore, për të cilat tregu është i sigurt.

"Vizioni jonë është që bujqësia shqiptare duhet të marrë ca nisma dhe të dalë dhe nga një lloj tradite. bujqit tanë mbjellin trangull, patate, shalqi dhe gjithnjë ankohen për tregun, por duhet të kenë pak guxim, iniciativë dhe të marrin më shumë risk që të futen në gjëra të reja. Derisa e kërkon tregu. Sikur e gjithë Shqipëria të kultivoje kështu tregu Evropian e thith. Të fusim sa më shumë kultura të reja. ", përfundon fermeri Irakli Shkoza.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hamit: 05/08/2021 11:04

    Si ai nga hollanda qe na e ktheu shalqinin ne kungull se do rriste kilet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?