Bota

Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare për 24 orë, ja arsyeja

10 Maj 2018, 06:30| Përditesimi: 10 Maj 2018, 06:31

  • Share

Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare për 24 orë më 12 maj për shkak të zgjedhjeve kombëtare, ka njoftuar televizioni shtetëror, transmeton Reuters.

Procesi zgjedhor në Irak të shtunën mbahet për herë të parë pas mposhtjes së grupit militant, Shteti Islamik, i cili më 2014 kishte pushtuar pjesë të mëdha të territorit të këtij shteti.

Mbyllja e këtyre pjesëve do të fillojë zbatimin në mesnatën e së premtes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?