Iran/ 2 vajza pa shami keqtrajtohen nga policia e moralit

7 Gusht, 12:29| Përditesimi: 7 Gusht, 12:35

  • Share

Dy vajza 14-vjeçare janë rrahur brutalisht në Teheran pasi u kapën të pambuluar me shami.

Video e publikuar nga mediat italiane shfaq dy të miturat të veshura e xhins dhe bluza që fshihen pas një koshi, por policia e moralit arrin t’i gjejë dhe dy vajzat keqtrajtohen nga tre gra të mbuluara me shamitë e zeza.

Dy 14-vjeçaret detyrohen të hipin në automjetin e policisë së moralit, moment që në disa raste ka pasuar me vdekjen, por ende nuk i dihet fati i tyre.

Pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran policia e saj e moralit vazhdon të rrahë dhe keqtrajtojë gratë në rrugë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?