Bota

Iran/ Arrestohen spiunë të trajnuar nga CIA, burgime dhe dënime me vdekje

22 Korrik 2019, 11:44| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 11:51

  • Share

Sipas “Farsnews, e cila citon Drejtorin e Përgjithshëm të Departamentit të Inteligjencës në Iran, shtatëmbëdhjetë spiunë të trajnuar nga CIA janë identifikuar dhe arrestuar nga ana e autoriteteve të Teheranit.

Kundër të arrestuarve tashmë janë lëshuar vendime me dënime me vdekje.

Të arrestuarit akuzohen për spiunazh në dëm të shtetit islamik.

“Farsnews”, e cila është shumë e afërt me Pasdaran, rojet Revolucionare të Iranit, thotë se "Spiunët që u identifikuan, kanë punuar si kontraktorë ose konsulentë në sektorë privatë apo objekte të rëndësisë së veçantë”

Në muajin qershor, punonjësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Jalal Haji Zwar, i cili dyshohej se bashkëpunonte me CIA-n, u ekzekutua në burgun Rajaishahr.

Zwar kishte punuar si kontraktues për Organizatën e Industrive të Hapësirës Ajrore të kontrolluara, përpara se të pushohej nga puna në vitin 2010.

Njoftimi i fushatës nga ana e inteligjencës iraniane, vjen në një kohë kur tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar qëkurse një anije cisternë u rrëmbye nga Pasdaran.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?