Iran/ Arrestohet studentja pasi del gjysmë e zhveshur në oborrin e universitetit

3 Nëntor, 11:29| Përditesimi: 3 Nëntor, 11:39

  • Share

IRAN - Një studente iraniane është arrestuar ditën e djeshme (2 nëntor 2024) pasi u shfaq gjysmë e zhveshur në oborret e universitetit ku studion.

Sipas “Amnesty Iran”, veprimi i të resë ishte formë prosteste kundër kodit të rreptë të veshjes, pasi ajo u ngacmua fizikisht nga oficerët e sigurisë për veshjen e gabuar të hixhabit të saj.

Videoja e momentit që qarkullon në platformën “X”, e filmuar nga studentë të tjerë të universitetit me pamje nga kampusi i Universitetit Islamik Azad të Teheranit, ka tërhequr shumë vëmendje në internet, ku shumë njerëz "duartrokasin" studenten për "guximin" e treguar.

“Amnesty Iran” kërkon për lirimin e menjëhershëm të studentes, duke bërë thirrje mbrojtjen e saj nga "tortura dhe keqtrajtimet".

Gjithashtu, organizata kërkon që asaj t'i lejohet komunikimi me familjarët dhe të ketë një avokat mbrojtës.

“Akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale ndaj saj gjatë arrestimit kanë nevojë për hetime të pavarura dhe të paanshme”, shton “Amnesty Iran”.

Drejtori i marrëdhënieve me publikun në Universitetin Islamik Azad të Teheranit, pretendon se hetimet fillestare tregojnë se studentja vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ishte në gjendje të rëndë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?