Bota

Iran, defekt në motor, aeroplani me 135 pasagjerë bën ulje emergjente (VIDEO)

27 Janar 2020, 14:20| Përditesimi: 27 Janar 2020, 14:27

  • Share

Në aeroportin Mahshahr, në rajonin qendror-perëndimor të Iranit, një aeroplan i nisur nga Teherani, bëri ulje emergjente të detyruar për shkak të një avarie në motor.

135 pasagjerët e avionit nuk patën dëmtime

Televizioni shtetëror iranian raportoi se piloti kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen.

Në aeroportin e kryeqytetit dy avionë të tjerë u detyruan të ktheheshin sërish në pistë pas ngritjes për shkak të problemeve teknike.

Sipas njoftimeve të mediave, defektet e shpeshta të flotës së pasagjerëve iranianë janë shkaktuar pjesërisht nga sanksionet e SHBA-së që i bëjnë më të vështira aktivitetet e mirëmbajtjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?