Falja e besimtarëve myslimanë para xhamisë së shkatërruar

Iran, ishin duke përgatitur një sulm për Ramazan, arrestohen tre anëtarë të ISIS

6 Prill, 13:25| Përditesimi: 6 Prill, 15:18

  • Share

Policia iraniane ka arrestuar tre anëtarë të grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS), duke përfshirë një drejtues, teksa planifikonin një sulm vetëvrasës për Fitër Bajramin.

Sipas një deklarate për agjencinë e lajmeve “Mehr”, zëdhënësi i policisë provinciale tha se: "Në dy operacione të veçanta, ata u identifikuan nga inteligjenca. Në një shkëmbim zjarri kundër automjetit të tyre, të tre u plagosën dhe u arrestuan".

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Karajit , pasi një qytetar ka njoftuar policinë për aktivitet të dyshimtë terrorist. Njëri nga të tre konsiderohet si një "veteran" i ISIS-it, Mohammad Zaker, i njohur si 'Ramesh'. Ndërkohë që gjithashtu u arrestuan edhe tetë persona të tjerë që ishin në shoqërinë e tre anëtarëve të ISIS-it.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?