Bota

Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)

13 Dhjetor 2024, 12:49| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 12:54

  • Share

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi ka publikuar në kanalin e saj në YouTube videon e një koncerti në të cilin ajo performon pa hixhabin e vendosur me ligj për gratë iraniane, duke tërhequr mbështetjen e fansave të shumtë por edhe zemërimin e policisë së moralit.

E veshur me një fustan mbrëmjeje me shpatulla të zhveshura dhe flokë të gjatë të errët, Ahmadi këndon për rreth tridhjetë minuta në një shfaqje live pa audiencë, data dhe vendi i të cilit nuk dihen. Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, grave iraniane u kërkohet të mbulojnë flokët e tyre dhe nuk lejohen të këndojnë në publik. 

Ahmadi ka fituar një numër të madh fansash (mbi 14,000 ndjekës) duke postuar këngët e saj në Instagram. Pa përmendur emrin e saj, Agjencia e Lajmeve të Drejtësisë në Iran dënoi faktin se "një grup i udhëhequr nga një këngëtare femër" prodhonte "muzikë pa respektuar rregullat ligjore dhe fetare". Autoritetet “ndërhynë dhe morën masat e duhura, duke hapur procedime kundër këngëtares dhe kompanisë së prodhimit”.
 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?