Gjyqtarët e vrarë në Teheran, Mohammad Moghiseh dhe Ali Razini

Bota

Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran

18 Janar, 15:52| Përditesimi: 18 Janar, 16:02

  • Share

Dy gjyqtarë u vranë në një sulm jashtë Gjykatës së Lartë iraniane në Teheran, ndërsa një i tretë u plagos. 

Viktimat janë Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh, 68 dhe 71 vjeç dhe sipas mediave një tjetër gjyqtar mbeti i plagosur.

Raportohet se pas sulmit, autori, punonjës i Ministrisë së Drejtësisë është vetëvrarë. Viktimat kishin gjykuar raste të krimeve të sigurisë kombëtare, spiunazhit dhe terrorizmit. 

Nuk është e qartë se cili ishte motivi, por autori nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje që lidhet me Gjykatën e Lartë.

Njëri prej gjyqtarëve që u vra, ishte sanksionuar në vitin 2019 nga SHBA për gjykime të padrejta masive, gjatë të cilave akuzat kishin të pabaza dhe shumë prova ishin shpërfillur.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?