Mohanmad Ghobadlou

Iran/ Rrezikohet të ekzekutohet, nëna i lutet autoriteteve të lirojnë djalin e saj (VIDEO)

14 Janar 2023, 13:59| Përditesimi: 14 Janar 2023, 14:06

  • Share

Video-ja e një gruaje nga Irani duke iu lutur autoriteteve të vendit të saj për të treguar mëshirë dhe për të liruar djalin e saj që rrezikohet të ekzekutohet është publikuar pak orë më parë në Instagram nga Angelina Jolie.

Aktorja e njohur, e cila ka shërbyer për vite me radhë si ambasadore në OKB , me këtë postim na kujton se situata në Iran me abuzimet me pushtetin nuk ka mbaruar, ndërsa gratë e vendit vazhdojnë luftën e tyre, sidomos pas  ekzekutimit të Mahsa Amini .

I riu quhet Mohanmad Ghobadlou, është 22 vjeç dhe është një nga mijëra të arrestuarit që rrezikohet të ekzekutohet, pasi ka marrë pjesë në marshimet kundër regjimit totalitar. Më 2 janar, autoritetet njoftuan vendimin e tyre për ta dënuar atë. Ditët e kaluara kanë paralajmëruar edhe pesë ekzekutime të protestuesve.

Familjet e atyre që rrezikohen nga ekzekutimi dhe mbështetësit e tyre zhvilluan demonstrata jashtë burgut Raja'i Shahr më 8 dhe 9 janar, ku mbahen Mohammad Ghobadlou dhe një numër i të dënuarve të tjerë. Ankthi i familjeve shtohet nga fshehtësia e vazhdueshme e autoriteteve për përdorimin e dënimit me vdekje dhe refuzimi i tyre për të informuar familjet dhe avokatët para dënimeve dhe ekzekutimeve.

“Një nënë iraniane lutet në portat e burgut për të shpëtuar djalin e saj, 22-vjeçarin Mohammad Ghobadlou, i cili rrezikohet të ekzekutohet në Iran. Merrni një moment dhe dëgjoni dhimbjen në zërin e saj. Si nënë e fëmijëve të një moshe të ngjashme, mund të filloj vetëm të imagjinoj thellësinë e humbjes dhe dhimbjes që ndjejnë nënat e të rinjve që janë vrarë, rrahur apo burgosur që nga fillimi i protestave për gratë, jetën dhe lirinë. Për nënat - ju dëgjojmë. Ne nuk i harrojmë të dashurit tuaj trima, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të tjerët dhe për Iranin”, shkruan aktorja në Instagram krahas video-s.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?