Bota

Iran, Teherani ngre zërin kundër propozimit britanik për një mision detar në Gjirin Persik (VIDEO)

29 Korrik 2019, 11:16| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 14:14

  • Share

Ajo që e bëri Iranin të ngrejë tonet përmes deklaratave, është propozimi britanik për një mision detar në Gjirin Persik, i udhëhequr nga Evropa, për të shoqëruar cisternat e naftës.

Propozimi erdhi nga ish-kancelari britanik, pasi Irani sekuestroi një cisternë me flamur të Mbretërisë së Bashkuar në Ngushticën e Hormuzit.

Për zëdhënësin e qeverisë iraniane Ali Rabiei, "Londra dhe Washingtoni duan të sjellin flotën e tyre të luftës në rajon, pa menduar se këto veprime përcjellin vetëm  "mesazhe armiqësor", duke ushqyer rritjen e tensioneve rajonale”.

Njoftimi nga kreu i Organizatës iraniane për energji atomike, Ali Akbar Salehi, se Irani do të rifillojë aktivitetet e reaktorit bërthamor të ujit të rëndë në Arak, duke vazhduar tërheqjen graduale nga traktati i nënshkruar në vitin 2015, si dhe plani për nisjen e prodhimit të plutonit, material që përdoret në prodhimin e bombës atomike, i vuri zjarrin edhe më shumë marrëdhënieve të acaruara.

Majin e kaluar, një vit pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, Irani njoftoi se gradualisht do të kapërcejë disa nga kufijtë e imponuar në aktivitetet e saj bërthamore nga e njëjta marrëveshje,  ndërkohë që vendet nënshkruese, Rusi, Kinë, Francë , Britania e Madhe dhe Gjermania, nuk kishin nisur zbatimin e asnjë iniciative konkrete.

Në gjeografinë e tensioneve, nga njëra anë është marrëdhënia akull ndërmjet Donald Trump dhe Hassan Rouhani, nga ana tjetër ndodhet Bashkimi Evropian, i cili i ka kërkuar shtetit islamik të pushojë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit në kundërshtim me angazhimet e saj, kurse në mes gjendet Teherani, i cili këmbëngul në natyrën "paqësore" të programit të tij, dhe Kina,  e cila denoncon presidentin Trump dhe e konsideron atë shkak të krizës aktuale.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?