Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari! I kishte fshehur në një tunel pranë pallatit

23 Qershor, 10:05| Përditesimi: 23 Qershor, 10:09

  • Share

Tiranë- Një 48-vjeçar nga Kuçova ja rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

48-vjeçari u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Në njoftimin zyrtar të bluve bëhet me dije se dozat u gjetën të fshehura një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”.

Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.  

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?